I thashë njëherë mësuesit tim:
-“Kam lexuar një libër prej të cilit nuk mbaj mend asgjë!”
Në atë çast ai ma zgjati një hurmë dhe më tha:
-“Përtype!”
Unë e përtypa!
E më pas më tha: “A u rrite?!”
-“Jo” i thashë!
E ai ma ktheu: “Kjo hurmë të cilën e çove në stomakun tënd, do
të ndahet në disa pjesë, e pas kësaj, ajo do të bëhet mish,
kockë, lëkurë, flokë, thonjë dhe qeliza!”
E pas kësaj arrita që ta kuptoja se edhe leximi im, do të
ndahej në disa pjesë, e një pjesë do të përqëndrohej në gjuhën
time, një pjesë do të shtonte dijen time, një pjesë do të
fokusohej tek gdhendja dhe stolisja e moralit dhe edukatës
sime, e do ta hollonte stilin tim të të shkruarit dhe të
folurit, megjithëse, unë s’do ta kuptoja këtë!

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S