Nëse ndokush pyet se si mund të mësohet për t’u bërë folës i mirë publik, do të donim t’ia tregonim thënien në vijim:

“Mënyra e vetme për ta zotëruar të folurit është të flasësh dhe të flasësh, dhe të flasësh dhe të flasësh, dhe të flasësh dhe të flasësh dhe të flasësh.” – Elbert Hubbard

Ndonëse është e vërtetë që mënyra e vetme për t’u bërë i mirë në diçka është përsëritja, gjithashtu ekzistojnë edhe shumë gjëra që mund t’i bësh për të zhvilluar një të folur publik më efektiv para audiencës.

Pika nismëtare në artin e të folurit publik është të zgjedhësh temën për të cilën vërtet je i interesuar. Kjo do të thotë të mendosh për tema që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në ty, temat që do të dëshiroje t’i ndash me të tjerët, sepse ke ndjenja të fuqishme që të tjerët mund të përfitonin nga dituritë e asaj tematike. Me këtë mund të kërcesh në bisedën tënde të parë publike.

Pjesa e dytë e të folurit publik është përkujdesja dhe përgatitja për komunikim efektiv. Përgatitja është më e rëndësishme se gjithçka, pos përkujdesjes për temën tënde. Nuk është çuditshme për një person të shpenzojë disa orë, ditë, madje edhe disa javë duke u përgatitur për një bisedë (diskutim).

Nëse dy pjesët e para të një bisede të suksesshme publike janë përkujdesja dhe përgatitja, pjesa e tretë janë ushtrimet dhe përmirësimi i aftësive të prezantimit. Nëse ke ndonjë incizues apo, edhe më mirë, ndonjë video kamerë, incizoje vetën tënde duke ligjëruar prej fillimit deri në fund. Më pas, dëgjoje apo shikoje atë, dhe bëj shënime se si mund ta bësh më mirë ligjërimin tënd.

Nëse përdor video kamerë, shiko në kamerë dhe përdor shprehje të njëjta të fytyrës dhe gjeste të njëjta të trupit që do t’i kishe përdorur nëse do të ishe duke i folur drejtpërdrejt ndokujt. Kur ta kritikosh veten tënde, bëhu i fortë në vetvete. Mbaje mend, sa më i sinqertë dhe objektiv të jesh në vlerësimin e vetvetes në ndërveprim me të tjerët, aq më shpejtë do të ndërtosh shkathtësi efektive të komunikimit.

Ushtrimet të bëjnë perfekt, dhe ushtrimet perfekte të bëjnë edhe më shumë perfekt. Nëse ushtron vazhdimisht, do ta shohësh se shkathtësitë e tua të prezantimit do të përmirësohen në mënyrë dramatike. Mbaje mend, aftësitë e tua për të folur në mënyrë efektive para njerëzve mund të kontribuojnë më shumë se sa çdo aftësi tjetër në zhvillimin e karrierës dhe jetës tënde.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S