Interneti është aq i shpejtë sa që një vit në internet është i barabartë me rreth pesë vjet në botën e vërtetë. Por parimet e fillimit dhe zhvillimit të një biznesi të suksesshëm në internet nuk kanë ndryshuar fare.

Eksistojnë hapa të dëshmuar të cilët mund ti ndjekni për të arritur sukses të garantuar :

  1. Gjeni një nevojë dhe krijoni një zgjidhje për të.
  2. Krijoni përmbajtje e cila  shet.
  3. Dizajnoni dhe krijoni një uebfaqe të lehtë për t’u përdorur.
  4. Përdorni mjetet e kërkimit për të sjellë vizitorët në faqen tuaj të internetit
  5. Ndërtoni një reputacion ekspertësh
  6. Kontaktoni me klientët dhe parapaguesit nëpërmjet  imejlit.
  7. Rritni të ardhurat tuaja nga shitjet.

Hapi i pare : Gjeni një nevojë dhe krijoni një zgjidhje për të

Për të rritur shanset tuaja për sukses, filloni të kërkoni në treg. Sekreti është të gjesh një grup njerëzish që po kërkojnë zgjidhje për një problem të veçantë, por që nuk po gjejnë shumë rezultate. Interneti e bën të lehtë këtë lloj studimi të tregut:

  1. Vizitoni forume në internet për të parë cilat pyetje po bëjnë njerëzit dhe cilat probleme po përpiqen të zgjidhin.
  2. Bëni kërkime  për të gjetur fjalë kyçe që shumë njerëz po kërkojnë, por për të cilat  nuk  konkurrojnë shumë faqe.
  3. Kontrolloni konkurrentët tuaj të mundshëm duke vizituar faqet e internetit të tyre dhe konsideroni se çfarë po bëjnë për të përmbushur kërkesën. Atëherë mund të përdorni atë që keni mësuar dhe të krijoni një produkt të tregut që tashmë ekziston – dhe ta bëni atë më mirë se sa konkurrenca.

Hapi i dytë : Krijoni përmbajtje e cila  shet

Ekziston një formulë e dëshmuar për krijimin e përmbajtjes për shitje që ka të bëjë me vizitorët që nga momenti kur hyjnë  në faqen e internetit deri në momentin kur bëjnë blerje:

  1. Shkaktoni  interes me një titull interesant.
  2. Përshkruani problemin që zgjidh produkti juaj.
  3. Vërtetoni  besueshmërinë tuaj si zgjidhje për këtë problem
  4. Shtoni rekomandime nga njerëzit që kanë përdorur produktin tuaj.
  5. Flisni për produktin dhe si përfiton  përdoruesi nga ai .
  6. Bëni  ofertë
  7. Jepni garancion
  8. Krijoni urgjencë
  9. Kërkoni  blerje.

Gjatë gjithë përmbajtjes suaj të shitjeve, duhet të përqendroheni në atë se si produkti ose shërbimi juaj është i aftë të zgjidhë problemet e njerëzve ose t’i ndihmojë ata të bëjnë jetën e tyre më të mirë.

Hapi i tretë : Dizajnoni dhe krijoni një uebfaqe të lehtë për t’u përdorur

Pasi të keni marrë tregun dhe produktin tuaj dhe  pasi të përsosni procesin tuaj të shitjes, hapi tjetër është përgatitja e faqes në internet për biznesin tuaj. Mos harroni ta mbani të thjeshtë atë . Ju keni më pak se pesë sekonda për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve tuaj – përndryshe ata nuk do të kthehen. Këtu janë disa këshilla:

  1. Zgjidhni një ose dy fonta  të zakonshëm  në një sfond të bardhë.
  2. Bëni navigacionin tuaj të qartë, të thjeshtë dhe të njëjtë në çdo faqe.
  3. Përdorni grafikë, audio ose video vetëm nëse ato përmirësojnë mesazhin tuaj.
  4. Përfshini një ofertë, në mënyrë që të mund të mblidhni  imjlë adresa.
  5. Bëni procesin e blerjes të lehtë – jo më shumë se dy klikime midis një blerësi të mundshëm dhe një shitësi .
  6. Uebsajti  juaj është dyqani juaj online, bëjeni atë miqësor.

Hapi i katërt : Përdorni mjetet e kërkimit për të sjellë vizitorët në faqen tuaj të internetit

Nëse përdoret si duhet, media sociale mund të bëhet një burim i shkëlqyeshëm i vizitorëve që mund t’ju ndihmojnë të krijoni një biznes të suksesshëm në internet. Kur bëni fushatë në mediat sociale për të tërhequr më shumë vizitorë në faqen tuaj të internetit, mund të përdorni mënyrat e mëposhtme për ta bërë fushatën tuaj më efektive.

  1. Shtoni URL-në e faqes tuaj në profilet e mediave sociale
  2. Përdorni #hashtags në mënyrë efektive
  3. Përdorni reklamat në mediat sociale
  4. Lejoni përdoruesit të shpërndajnë përmbajtjen tuaj
  5. Përdorni fotografi në postimet tuaja
  6. Postoni rregullisht
  7. Përgjigju komenteve ose përmendjeve
  8. Matni rezultatet

Hapi i pestë : Ndërtoni një reputacion ekspertësh

Njerëzit përdorin internetin për të gjetur informacione. Siguroni këto informacione falas në faqet e tjera, dhe do të shihni numër të madhë të vizitave dhe renditje më të mira të mjeteve të kërkimit. Sekreti është gjithmonë të përfshini një lidhje  në faqen tuaj me ndonjë informacion.

  1. Krijoni përmbajtje falas, përmbajtje profesionale. Krijoni artikuj, video ose çfarëdo përmbajtje tjetër që njerëzit i konsiderojnë të dobishme.
  2. Përfshini lidhjen  “dërgoni një mik” për përmbajtje të vlefshme në faqen tuaj të internetit.
  3. Bëhuni një ekspert aktiv në forumet e industrisë dhe faqet e rrjeteve sociale ku tregjet tuaja të synuara kalojnë kohë.

Hapi i gjashtë : Kontaktoni me klientët dhe parapaguesit nëpërmjet  imejlit

Kur filloni të ndërtoni një listë, ju po krijoni një nga pasuritë më të vlefshme të biznesit tuaj në internet. Nëse klientët dhe parapaguesit tuaj ju lejojnë t’u dërgoni atyre email, do të thotë që:

  1. Do t’u jepni atyre atë që kërkuan
  2. Zhvilloni marrëdhënie të qëndrueshme me ta.
  3. Përgjigja është 100% e matshme.

Hapi i shtatë : Rritni të ardhurat tuaja nga shitjet

Një nga strategjitë më të rëndësishme të marketingut në internet është zhvillimi i vlerave afatgjate për çdo klient. Të paktën 36 përqind e njerëzve që blenë nga ju do të blejnë nga ju nëse  mbani kontakte me ta. Realizimi  i shitjes së parë është pjesa më e vështirë. Ja se si t’i inkurajoni klientët të vazhdojnë të blejnë produktet ose shërbimet tuaja:

  1. Ofroni produkte që plotësojnë blerjen e tyre të parë.
  2. Dërgoni kuponë për lojalitet  në internet që ata mund ti përdorin për blerjen e tyre të radhës.
  3. Ofroni produkte të lidhura në faqen tuaj “Faleminderit” pasi të kenë bërë blerjen.
  4. Shpërbleni  klientët tuaj për besnikërinë e tyre dhe ata do të bëhen edhe më besnikë.

Nëse jeni në internet për një kohë, hidhni një vështrim të shpejtë dhe kontrolloni nëse ka një hap që ju po vëzhgoni, ose kurrë nuk keni provuar ta bëni atë në radhë të parë. Ju nuk mund të gaboni  në baza.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author