Një djalë mori babain e tij në moshë të thyer dhe shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i vjetër dhe së fundmi kishte probleme me shëndetin. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje, ndërsa i biri vazhdonte të darkonte totalisht i qetë.
Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri mori babain e tij në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve, i pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe po e admironin në heshtje…
Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti:
– A nuk mendoni se keni lënë diçka pas?
– Jo nuk kam lënë diçka, u përgjigj djaloshi.
– Po keni lënë, tha plaku. “Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.
I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S