Disa njerëz kanë kujtesë shumë të mirë, ndërsa të tjerët nuk mund t’i mbajnë mend pesë gjëra që duhet t’i blejnë në një shitore pa një listë dhe një rikujtues. Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, atëherë duhet ta lexoni këtë!

Domethënë, studimi i publikuar kohëve të fundit në revistën profesionale “Neuron” zbulon se si kjo mund të korrigjohet.

Një ekip i Shkollës Mjekësore në Holandë, i kryesuar nga një profesor i neuroshkencës kognitive, Martin Dresler, kreu një studim që testoi trurin e 23 njerëzve të cilët u konfirmuan të kenë kujtesën më të mirë në botë. Grupi  kontrollues përbëhej nga 23 njerëz me moshë, gjendje shëndetësore dhe inteligjencë të ngjashme dhe me memorie mesatare.

Para studimit i cili do realizohet me ndihmën e rezonancës magnetike, u matën dallimet në intensitetin e komunikimit ndërmjet rajoneve në tru, dhe
u përdor rezonancë strukturore magnetike për të matur dallimet në madhësi.

Në anatominë e trurit nuk ka pasur dallime, gjegjësishtë te testuarit me kujtesë të shkëlqyeshme nuk kanë një tru më të madh sesa njerëzit me kujtesë mesatare. Por janë vërejtur dallime në modelet e lidhjes – te më të mirët ka pasur 2.500 lidhje të ndryshme në tru!

Secili prej të testuarve me kujtesë të shkëlqyeshme në të vërtetë e trajnonin trurin me të ashtuquajturat strategjitë mnemonike, dhe vecanërisht me metodën Loci. Metoda Loci paraqet një lidhje mendore me lokacione të caktuara fizike. Metoda bazohet në memorizimin e marrëdhënieve hapësinore për grupimin dhe përcaktimin e të dhënave. Kjo metodë u përdor nga grekët dhe romakët e lashtë.

Pjesa e dytë e studimit përfshinin grupe të ndryshme të subjekteve – 51 persona, të ngjashëm me njerëzit me kujtesë të mrekullueshme si në pjesën e parë, por me aftësi tipike të trurit, të cilët më parë nuk i kanë bërë ndonjë “ushtrim” trurit. Ata u ndanë në 3 grupe – dy kishin ushtruar trurin, dhe një grup – jo.

“Ne i trajnuam ata me metodën Loci për gjashtë javë, 30 minuta në ditë. Pas ushtrimeve, ata treguan një aftësi shumë më të madhe për memorizim”, thotë Dr. Dresler. Më e rëndësishmja, me trajnimin u rritën edhe marrëdhëniet mes rajoneve në tru. Pas dy muajve të plotë, u vërejtën rezultate edhe më të mira.

“Metoda e Loci-t u tregua të jetë një mjet i shkëlqyer për përmirësimin e kujtesës, si për gjërat e përditshme ashtu dhe për të memorizuar informacione profesionale”, përfundon profesori Dressler dhe rekomandon që ti memorizoni gjërat ose me anë të shkronjave të para ose nga imazhet që ju asocojnë në to.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B