Kurset në internet ekzistojnë prej vitesh, dhe këtë vit një pandemi ka bërë që shumica e kurseve të kolegjeve të ndryshme të mësohen në internet.

Uebfaqja “Open Culture” ka arritur të bëjë një listë të kurseve falas online të ofruara nga universitetet më të mira në të gjithë botën. Lista përfshin deri në 1,500 kurse online nga universitete të tilla si Stanford, Yale, Massachusetts Institute of Technology, Oxford, Harvard dhe shumë më tepër.

Shumica e kurseve postohen në YouTube ose në ueb-faqet e universiteteve. Lista përfshin 200 kurse në filozofi, 105 në histori, 170 në shkenca kompjuterike, 85 në fizikë, 55 në letërsi, si dhe kurse në astronomi, biologji, biznes, kimi, ekonomi dhe inxhinieri, matematikë, shkenca politike, psikologji dhe religjion.

Lista e 1,500 kurseve falas në internet mund të gjendet këtu.

STUDENTET.MK

About Author