Keshilla 1: Flini me shumë ! 
– Studimet kanë zbuluar se ndërkohë që flemë, truri mbushet me një lëng që pastron atë nga toksina. Kur ne nuk bëjmë gjumë aq sa duhet, truri ynë është aq i mbingarkuar sa që bëhet e vështirë për trurin që të funksionojë si duhet.
Shtatë deri në tetë orë është ajo që rekomandohet për shumicën e të rriturve, por disa njerëz kanë nevojë për më pak dhe disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë. Nëse jeni të lodhur para orës 16:00 ose 17:00 , atëherë ndoshta nuk jeni duke fjetur sa duhet ose mund të jeni të lodhur për shkak që flini shumë.
Keshilla 2: Hani ushqim të mjaftueshëm
– Kur ju jeni të uritur, trurit tuaj do t’i duhet më shumë kohë të absorbojë ndonjë informacion.
Është gjithashtu një ide e mirë të siguroheni që jeni duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Ushqimet e shpejta nuk i japin trupit tuaj lëndë ushqyese që ka nevojë truri për të kryer më të mirën e saj.
Keshilla 3: Merrni shënime me dorë
– Është fakt i pamohueshëm që me kompjuter mund të merrni shënime më shumë, mirëpo duke përdorur një stilolaps dhe letër do t’ju ndihmojë të mësoni dhe të kuptoni më mirë. Studiuesit në Universitetin UCLA zbuluan se kur nxënësit morën shënime me dorë, ata dëgjonin në mënyrë më të koncentruar dhe ishin në gjendje të identifikonin koncepte të rëndësishme.
“Në tre studime, gjetëm se studentët që morën shënime në laptopë performuan më keq në pyetjet konceptuale sesa studentët që morën shënime me dorë” – shkruan bashkëautorja dhe profesori i psikologjisë së Universitetit Princeton Pam Mueller. 
Përgatiti dhe përshtati: 
WWW.STUDENTET.MK
About Author

Admin_B