Gjymtyrëzimi aktual përcakton edhe rendin e gjymytyrëve në fjali. Në stilin neutral, jo emfatik të ligjërimit gjymtyrët që përbëjnë temën vihen në krye, ndërsa ato që përbëjnë remën pas.

Duke pasur parasysh vendosjen e gjymtyrëve të fjalisë ndaj njëra-tjetrës dhe vendosjen e përbërësve të gjymtyrëzimit aktual ndaj njëri-tjetri, duhen dalluar për secilin rast dy lloje rendesh të giymtyrëve:
rendi i drejtë (kryefjalë+kallëzues, kallëzues+kundrinë, kallëzues+rrethanor) dhe rendi i anasjelltë (kallëzues+kryefjalë, kundrinë+kallëzues etj.);
rendi neutral (temë+remë) dhe rendi emfatik afektiv (remë+temė).

Funksion dytësor i rendit të fjalëve në gjuhën shqipe është funksion stilistikor, shprehës emocional, që realizohet nëpërmjet rendit remë+temë, për të shprehur theksimin emfatik të remës.

Me rëndësi është edhe funksioni gramatikor i rendit të fjalëve në gjuhën shqipe, kur, me ndihmën e tij, përcaktohen funksionet e gjymtyrëve të ndryshme të fjalisë. Kështu mund të dallohen në disa raste kryefjala nga kundrina e drejtë, kryefjala nga gjymtyra emërore e kallëzuesit, gjymtyra e përcaktuar nga ndajshtimi i veçuar etj.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author