I biri apo e bija jote mund të jenë talente

– Vëzhgoji sjelljet e tij pa e ndier ai, vërtetohu se ato janë anim i vazhdueshëm e jo një situatë kalimtare.

– Lexo libra që enkas e trajtojnë temën se si te sillesh me talentët dhe konsultohu me specialistë të kësaj fushe.

– Kontakto me organet kompetente që merren me çështjen e talentëve, furnizohu me informacione të reja dhe angazhoje fëmijën me programet e tyre që i përshtaten atij.

– Siguroji atij gjërat që i duhen dhe shpërbleje që ta vazhdojë rrugëtimin.

– Sillu me të me pozitivitet, pa shtypje, pa llastim dhe pa mbingarkesë në programet e zhvillimit.

Angazhimi i talentit

Ajo që ia rrit aftësinë dhe e perfeksionon talentin është angazhimi i tij në atë fushë që e bën të dalluar.

Kur e sollën Zejd ibn Thabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, te Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe i treguan që i di përmendsh mbi dhjetë sure, u impresionua me të dhe i tha: “O Zejd! Mëso për mua shkrim-leximin e hebrenjve, se pasha Allahun unë nuk u besoj hebrenjve në lidhje me shkrimin.” Zejdi thotë: “Nuk kaluan as pesëmbëdhjetë net e mësova shkrim-leximin hebrenj. Tashmë fillova që Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, t’ia lexoj letrat e tyre që ia dërgonin dhe kur duhej t’u kthente përgjigje, unë i shkruaja për të.”92

Shpërblimi nxjerr në shesh aftësitë e brendshme

Ibn Durejd, imami i gjuhës arabe, tha: “Mixha im kujdesej për edukimin tim. Kur hante ushqim, e ftonte mësuesin tim t’i bashkëngjitej në haje. Një ditë mixha erdhi gjatë orës mësimore kur mësuesi m’i recitonte vargjet e divanit të el-Harith ibn Hilizete dhe më tha: ‘Nëse e mëson përmendsh këtë poezi, do të të shpërblej me kaq dhe me kaq.’ Pastaj u ulën me mësuesin të hanin bashkërisht, e derisa u kthye mësuesi në orë, unë e mësova krejt poezinë!”93

Stimulimi i atyre që dallohen në aftësi dhe shpikje

E kemi për detyrim ta stimulojmë shpikjen në ambientet tona edukative nëpërmjet:

– Zhvillimit të aftësive, animeve dhe fuqive mendore, perfeksionimit dhe kalitjes së tyre në vazhdimësi.

– Respektimit dhe nderimit të shpikësve dhe moslejimit të komenteve negative apo tallëse për ta.

– Mikpritjes, lavdërimit dhe fisnikërimit të tyre.

– Përforcimit të vetëbesimit dhe mbështetjes në Allahun duke i kërkuar ndihmë Atij.

– Zhvillimit të programeve të hapura dhe të ngritura mbi diskutim, kreativitet dhe debat, ku shprehet në të shpirti i euforisë dhe i konkurrimit.

Mostër

Allahu thotë: “Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” (El-Kamer: 17)

Ivad esh-Shemasij, është 15-vjeçar, i verbër, me autizëm dhe e di përmendsh krejt Kuranin. Vëllai i tij thotë: “E vërejta se qetësohej shumë kur e dëgjonte Kuranin, andaj për një kohë të gjatë i lëshoja të lexohej Kuran afër tij, e kështu nisi t’i përsëriste ajetet.” Në këtë mënyrë me ushtrime e mësoi përmendsh krejt Kuranin! Përgjegjësi i qendrës për aftësim thotë: “Për 18 vjet që punoj me të sëmurët me autizëm, asnjëherë nuk kam parë më herët ndonjë rast sikur rasti i këtij djaloshi.”

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *