Projektet ngriten mbi rregulla dhe nga ato më të rëndësishmet, numërojmë:

Rregulla e parë: Përcaktimi i projektit:

Zgjedhja e projektit të përshtatshëm është një proces preciz që kërkon meditim dhe marrjen e mendimit të profesionistëve.

Cili projekt është më i mirë?

Cili projekt mund të realizohet?

Për çfarë projekti kanë nevojë umeti?

Pyetje të rëndësishme që domosdo duhet t’u përgjigjet projektuesi para se të fillojë me projektin e tij.

Rregulla e dytë: Përgatitja dhe planifikimi i projektit:

Në këtë fazë duhet të vendoset korniza e përgjithshme dhe hapat e domosdoshëm për projektin, qëllimet e tij, rëndësia e tij, rezultatet që priten prej tij, plani i punës dhe mundësitë e patjetërsueshme për të.

Rregulla e tretë: Realizimi i projektit:

Pas përcaktimit të projektit dhe përfundimit të planifikimit të tij, fillohet me realizimin e tij. Kjo është faza më e rëndësishme.

Rregulla e katërt: Vlerësimi i projektit:

Projekti mund që të pësojë ndryshime nga faktor ndikues të jashtëm. Mund që të vijë deri te zhvillimi i projektit gjatë realizimit dhe pas realizimit të tij. Si rrjedhojë, domosdo duhet të krahasohen rezultatet përfundimtare me ato fillestare për ta kuptuar se projekti a ka pasur sukses apo ka dështuar.

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *