Vendosmëria është një nga tiparet më të rëndësishme që sipërmarrësit kanë nevojë. Të jesh i vendosur do të thotë të jesh i aftë të marrësh vendime në mënyrë të vendosur dhe të shpejtë, në vend se të kesh dyshime ose të ndërrosh mendje më vonë.
Vendosmëria është e rëndësishme, gjithashtu, sepse do të thotë se ti si drejtor biznesi, koha e përgjigjes tënde është më e shpejtë, ti mund të zgjedhësh problemet më shpejt, të fillosh ide të reja dhe të adaptohesh me situata të reja pa nxjerrë çështje të tjera.

Gjithashtu rrit autoritetin dhe reputacionin tënd si drejtues i fuqishëm, duke fituar respektin e ekipit tënd dhe duke të dhënë mundësinë që të jesh shembull për të tjerët

Nëse ti gjithmonë vonon gjërat, të jesh i vendosur do të jetë një sfidë. Duke u përballur me një vendim të vështirë, ti me siguri do të vonosh përgjigjen tënde sa më gjatë që të jetë e mundur ose edhe do të shmangësh zgjidhjen.
Fatmirësisht, ka disa strategji që mund të përdorësh që të kesh më shumë vendosmëri në jetën tënde.

Së pari, kupto pavendosmërinë. Para se të fillosh të ndryshosh pikëpamjen tënde në marrjen e vendimeve, ti duhet të kuptosh rrënjët e pavendosmërisë. Ka shumë arsye pse ti i vonon gjërat, por shumica e sipërmarrësve që bëjnë këtë përfundojnë në kurthin e paralizës së analizes. Kjo ndodh kur e analizon më shumë se duhet një problem, duke kërkuar një zgjidhje të përsosur që nuk ekziston.
Ti me siguri konsideron mundësitë e njëjta, duke shpresuar që dëshmi të reja të paraqiten, ose të kesh mundësi të zgjedhësh midis dy gjërave, i paaftë të vendosësh cila është zgjidhja më e mirë. Pra, si t’a kalosh këtë?

1.Harroje përsosmërinë.
Winston Churchill e tha më së miri:’’ Përsosmëria është armiku i përparimit’’. Përsosmëria shpesh na ndalon nga marrja e vendimeve. Në çfarëdo skenari, ne duam të zgjedhim mundësinë ”e përsosur’’, atë me përfitime dhe pa aspekte negative. Fatkeqësisht, mundësi të tilla nuk janë të vërteta, kështu që ne kemi mundësi të shumta që janë veçanërisht të mira ose të këqija.
Nëse dëshiron të zgjedhësh situatën, ti duhet të largosh çdo mendim të përsosmërisë që po pengon gjykimin tënd. Kupto që vendimet e biznesit nuk janë të përsosura, dhe e gjitha që mund të bësh është të gjesh një rrugë të përshtatshme për të vazhduar përpara.

2.Bëjë përparime të menjëhershme.
Në vend se të provosh të përfundosh vendimin tënd menjehërë, përkushtohu që të bësh disa përparime me vendimin tënd. Për shembull: Nëse nuk mund të vendosësh çfarë të shkruash në postimin tënd të ardhshëm në blog, shkruaj disa ide së pari. Kjo do të të japë mundësinë që të ndjekësh instiktet e tua dhe të vonosh përfundimin e vendimit tënd, por gjithashtu do të të detyrojë që të marrësh një hap më afër atij qëllimi.
Kjo strategji mund të mos jetë ideale kur një vendim është urgjent, por nëse ke kohë, do të të ofrojë një kthesë produtive në shprehinë tëndë të vonimit.

3.Ndalo pritshmëritë e tua.
Mbaj në mend që truri ynë i mbivlerëson pasojat negative të veprimeve tona. Nga një pikëpamje evolucionare, kjo ka kuptim; duke besuar se ka 80% mundësi të vdekjes kur në fakt ka vetëm 50% do të ketë më pak gjasa që ne të rrezikojmë, dhe me shumë gjasa të mbijetojmë.

Si drejtor biznesi, duke ndaluar pritshmëritë e tua të rrezikut mund të të bëjë të brengosesh jashtë mase për atë se si vendimi yt mund të jetë i gabuar, varësisht zgjidhjes që e bën. Duke e kuptuar këtë, ti mund të provosh të kompensosh pritshmëritë e tua të mëdha, dhe të normalizosh strukturën e mendimeve tua.

4.Shkruaj logjikën tënde.
Duke menduar zgjidhjet në kokën tënde me miliona herë nuk do të të bëjë të ndihesh më mirë për vendimin tënd, në një mënyrë ose tjetrën. Në vend të kësaj, provo t’u japësh formë argumenteve tua duke shkruar logjikën tënde, në një copë letër. Bëjë një tabelë që të dokumentosh çfarë mund të ndodhë në çdo fazë të vendimit tënd, dhe ec përmes hapave kryesorë të tregimit tënd logjik.
Ti ose do të ndihesh më rehat për mendimet e tua, ose do të gjesh një mangësi që t’a rregullosh.

5.Medito dhe largoje veten nga problemi.
Nuk ka ndonjë kohë të keqe për meditim. Nëse e sheh veten të torturuar nga ankthi i marrjes së vendimeve, merr pak kohë që të qartësosh kokën tënde, duke marrë frymë thellë dhe të bëhesh i vëmendshëm për veten tënde dhe për ato që të rrethojnë. Kjo mund të ulë ankthin dhe të ndihmojë trurin tënd të gjejë zgjidhje më të qarta dhe më të shpejta, kur të kthehesh në gjendje normale.

Marrja e vendimeve është një aftësi, dhe si çdo aftësi tjetër, mund të trajnohet dhe të përmirësohet. Duke zbatuar këto taktika dhe duke praktikuar artin e marrjes së vendimeve eventualisht do të të bëjë një marrës vendimesh më të mirë dhe ti do të ndihesh më rehat me procesin, gjithashtu.
Me këto strategji, nuk garantojmë që ti do të kalosh paralizën e analizes ose të transformosh veten në një sipërmarrës më të vendosur, por ti do të ndihesh më rehat gjatë marrjes së vendimeve, dhe do të përparosh duke u bërë një udhëheqës më i fuqishëm. Nuk do të ndodhin menjëherë, kështu që qendro i disiplinuar dhe i durueshëm në ndjekjen e qëllimeve tua të biznesit afat gjate.

 

Huazuar nga entrepreneur.com.al

About Author

Admin_S