Një formë tjetër e promocionit, me një rëndësi të veçant është publiciteti ekonomik. Publiciteti, si aktivitet promovues përfshinë, në përgjithësi kërkesat për prodhimet, shërbimet ose organizimin e afarizmit, ashtu që për ata të hidhen informata të rëndësishme komerciale te burimet e mediumeve (shtypit) ose të bëjë prezentim adekuat përmes radios, televizionit ose formave tjera të prezentimit pa pagesë.

 

Kotleri {Ph.Kotler, f. 691) me publicitet ekonomik nënkupton sigurimin e hapsirës botuese për dallim nga hapësira e paguar në të gjitha mediumet, të cilat blerësit për ndërmarrjen lexojnë, shikojnë ose dëgjojnë me qëllim që të ndikohet në realizimin e objektivave të shitjes.

Sipas Sudarit (l. Sudar, f. 569) ”me publicitet ekonomik kuptojmë çdo formë të informimit publik të planifikuar, por pa pagesë për ndonjë risi ose lajm nga jeta dhe veprimtaria e ndërmarrjes të përcjellur nëpërmjet kanaleve të komunikimit”.

 

Publiciteti është formë e përshtatshme e promocionit, sepse konsuamtorët informohen për gjendjen e ndërmarrjes dhe produkteve të saja në kuadrin e pranimit të informatave tjera ditore. Prandaj, te kosumatorët, publiciteti ekonomik, nuk lë përshtypje se ndërmarrja e Iëvdëron vetveten dhe produktet e saj. Mirëpo ndërmarrja nuk mund të ndikojë gjithmonë në këto informata, veçanrisht, nuk mund të ndikoje në përmbajtjen e tyre. Prandaj, në të shumtën e rasteve, publiciteti si formë e promocionit mund të dalë jashtë kontrollit të ndërmarrjes.

 

Rezultatet e publicitetit, në kushtet e afarizmit bashkëkohorë, mund të jenë në disa raste spektakulare. Publiciteti shfrytëzohet për promovimin e markës së produktit, të njerëzve, vendit, ideve dhe aktiviteteve tjera të ndërmarrjes. Ndërmarrja tregtare shërbehet me publicitet që përsëri të rris interesat për produktet të cilat janë në fazën e degjenerimit të ciklit jetësor. Ndërmarrja, po ashtu, shfytzon publicitetin që të tërheq vëmendjen për produktet e reja, ose për t’iu kundërvënë prestigjit të keq qoftë të ndërmarrjes ose produkteve në kuadër të asortimentit të prodhimit.

 

Publiciteti shpesh përshkruhet si një instrument i dorës së dytë të marketingut. Por, ai mund të realizojë një aktivitet shumë të vlefshëm për njoftimin e opinionit, me vetëm pak shpenzime. Ndërmarrja, e cila i shfrytëzon mediumet për publicitet, nuk paguan as hapsirën e as kohën. Ajo i paguan vetëm personat të cilët i përgatisin dhe i dërgojnë në qakullim informatat e caktuara. Nëse ndërmarrja përgadit një raport interesant, atë mund ta pranojnë të gjitha mediumet, të cilin raport, po ta dorzonim si propagandë ekonomike, do të kushtonte shumë shtrenjtë.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author