Themeluesi i  Apple , Stiv Gjobs u largua nga fakulteti për të filluar me një kompani të vogël kompjuterësh në garazhin e tij. Mark Zukerberg lansoi versionin e parë të Facebookut nga  konvikti i studentëve ku jetonte në Harvard.  Edhe pse rruga e suksesit të çdo sipërmarrësi është e ndryshme ,ekzistojnë gjëra të njëjta të cilat u ndihmojnë të gjithë atyre të cilët duan të fillojnë biznes të ri. Këto 6 rekomandime  i jep ndërmarrja me reputacion Enterpreneur.com të cilat  duhet ti mbajnë në mend kur duam të hapin biznes të ri.

1.       Suksesi kërkon guxim

Nevojitet guxim për të filluar dhe mbajtur një biznes. Në një mënyrë fillimi është rruga më e rëndë gjatë çdo udhëtimi. Mos harroni se guximi është 50 % frikë. Të kesh guxim domethënë se ke qëllim dhe beson në diçka. Sa më shumë që besoni në qëllimin tuaj aq më shumë tejkaloni frikën tuaj.

Qëllimi juaj duhet të jetë më i madh sesa vetëm përfitim financiar . Të posedosh biznes tëndin është projekt i gjatë.  Me pengesa të cilat nuk mund të parashikohen perspektiva e  sotme , duke bërë diçka që vërtet dëshironi dhe duke besuar në të ,është  thelbësore të gjeni guximin për të vazhduar.

2.       Me fillimin , keni mbaruar gjysmën e punës

Personi i frikësuar mund të mendojë se ai kurrë nuk vjen në atë pikë kur ai është gati të fillojë. Si rezultat i kësaj  shumica nuk fillojnë. Shumë lehtë është të arsyetohet frika “ Tash nuk është koha për atë”, “ Nevojiten më shumë të dhëna”, “ Më nevojitet analizë më e thellë” etj. Por me arsyetimin e frikës racionalizimi mund të bëhet thembra e Akilit dhe kurrë nuk do të inkurajoheni  të filloni.

Megjithatë e vërteta është se ju gjithmonë mund të bëni më shumë planifikime . Mençuria qëndron në atë të dini kur planifikimi është i mjaftueshëm dhe kur është koha për të filluar. Nuk ka formulë e cila jep përgjigje se kur duhet të filloni. Ajo më shumë është ndjenjë sesa e dhënë statistikore.

3.       Gjeni një mentor të vërtetë

Që të tejkaloni frikën është e duhur që të keni më shumë njerëz që u përkrahin në idenë tuaj apo të keni një mentor të mirë. Shumë më lehtë është një person tjetër të identifikon frikën tuaj sesa ju. Nëse rrethoheni me frikën tuaj atëherë as mentori nuk mund të ju ndihmoj. Ju do të injoroni të gjitha rekomandimet e tij, vetëm për shkak se  do të racionalizoni vetë për të treguar se mentori juaj apo njerëzit që ju përkrahin janë në gabim.

Juve ju nevojitet që të mendoni dhe të jeni të hapur për ide, por njëkohësisht duhet të jeni të vëmendshëm gjatë përzgjedhjes  të këshilltarëve tuaj.  Përndryshe do të ngatërroheni me njerëz që ushqejnë frikën tuaj. Në vend që tu ndihmojnë ata do t’u përmbajnë nga ideja për të filluar biznes tuajin.

Këtu  parashtrohet pyetja :  si ti besoni mentorit tuaj ? Kjo më shumë varet nga ju sesa nga mentori juaj. Ju duhet të posedoni vullnet të sjellni në dyshim vendimet tuaja dhe me vëmendje ti dëgjoni sugjerimet  mirëpo nuk duhet qorrazi të lidheni me idetë që u ofrojnë njerëzit tjerë apo mentori juaj.  Me rëndësi të madhe është që të jepni kohë të ktheheni në të gjitha sugjerimet dhe të orvateni të kuptoni çka është ajo e cila mungon që përfundimisht të filloni me biznesin tuaj.

4.       Mos e teproni – filloni me pak para

Mungesa e mjeteve monetare është ndoshta shkaku më i madh i dështimit të bizneseve të vogla. Nëse nuk jeni të vëmendshëm me shpenzimet  për marrjen me qira të zyrave , kur punësoni punëtorët e rinj,duke blerë teknologjinë që ju nevojitet për të punuar, ajo mund të jetë e mjaftueshme që t’ju çojë në rritje. Kështu siç biznesi juaj që shkon në rritje , mund të akumulon më shumë shpenzime. Për këtë arsye është mirë që rregullisht  të kontrolloni shpenzimet tuaja me qëllim që të shikoni se cilat janë të panevojshme dhe mos ti përsëritni. Maksimizo shanset e përfitimit duke marrë një qasje minimale për shpenzimet.

5.       Vini re rregullat ligjore

Jetojmë në një botë ku mund të themi se për çdo send mund të gjendemi në gjyq.  Konfliktet lehtë mund të çojnë në një padi që do t’ju kushtojë shumë kohë, energji dhe natyrisht para. Kur hyni në një partneritet, ju u jepni partnerëve shumë fuqi me të cilën ata, nëpërmjet procedurave gjyqësore ose jo, mund t’ju tërheqin mbrapa. Kjo mund t’ju çojë në shkatërrim.

Prandaj është shumë e rëndësishme të jesh shumë përzgjedhës në përzgjedhjen e partnerëve. Është e rëndësishme të kesh të njëjtat qëllime. Vini re se ato janë gjithashtu temperament. Sepse kur vijnë pengesat, nëse nuk e vendosni marrëdhënien tuaj në një bazë të pastër, ata mund të marrin biznesin tuaj.

6.       Mbani kontroll të vazhdueshme

Sot, kontrolli shpesh ka një konotacion negativ. Por e vërteta është se shumë nga aspektet e kontrollit janë pozitive dhe shumë të rëndësishme në botën e biznesit. Mbajtja e kontrollit do të thotë të qëndroni në rrugën drejt vizionit tuaj dhe të vlerësoni instinktet tuaja rreth asaj se çka është më e mira për biznesin tuaj. në fund të ditës ju do ta kuptoni biznesin tuaj më mirë se të tjerët ,ndoshta shumë më mirë se konsulenti më i mirë në botë.

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se krijimi i një biznesi të vogël është e lehtë. Këto gjashtë pika janë ende baza për të pasur një biznes të begatë duke  u shmangur sfidave të panevojshme. Këto pika nuk janë vetëm fakte. Ata janë të gjithë mençuri. Për të qenë të suksesshëm në biznesin tuaj do të thotë që ju duhet për të praktikuar dhe të zhvilluar këtë mençuri  nga koha në kohë.  Ajo fillon me një revizion  të mirë të asaj që ju doni të bëni dhe hulumtime të mira . Pastaj, gjëja më e rëndësishme është për të gjetur guximin për të marrë hapin e parë dhe të filloni. Atëherë beteja vazhdon ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author