Marrja e vendimit nga ana e një firme për të përcaktuar sasinë e prodhimit apo shërbimit të destinuar për tregë,varet nga kostoja  dhe cmimi i produktit apo shërbimit që ajo prodhon dhe shet.

Analiza e kostove bëhet në përshtatje me funksionin e prodhimit për periudha afatshkurtra dhe periudha afatgjata. Gjithashtu do të japim të plotë konceptin e kostos opportune (ekonomike).

.Kostot në periudha afatshkurtra 

Duke marre në konsideratë faktorin kohë në analizën ekonomike,dhamë përcaktimin e periudhës afatshkurtër,theksuam se ajo është periudhë e tillë kohore,gjatë së cilës  të paktën njëri nga faktorët e prodhimit nuk mund të ndryshojë. Për shembull faktorë të ndryshueshëm për një periudhë afatshkurtër mund të jenë ,lëndët e para,lëndët djegëse,fuqia punëtore,etj. Kurse faktorë të pandryshueshëm mund të jenë kapitali (makineritë,pajisjet,ndërtesat,magazinat) toka etj. Pra,faktorët që përdor një firmë në periudha afatshkurtëra klasifikohen në dy grupe kryesore:

1. Faktorë (inpute) fikse. Inpute fikse janë ato inpute,madhësia e të cilave nuk ndryshon kur ndryshon madhësia e prodhimit.

2. Faktorë të ndryshueshëm. Inpute të ndryshueshëm janë ato inpute,madhësia e të cilave ndryshon kur ndryshon madhësia e prodhimit.

Në pajtim me këtë klasifikim të inputeve,edhe kostot e tyre klasifikohen në:

a) Kosto fikse (FC). Kosto fikse janë ato shpenzime monetare që bën firma për inpute fikse të prodhimit,të cilat nuk ndryshojnë kur ndryshon prodhimi i firmës.

b) Kosto të ndryshueshme (variabël,VC). Kosto të ndryshueshme janë shpenzimet monetare që bën firma për inputet e ndryshueshme të prodhimit,të cilat ndryshojnë në qoftë se ndryshon sasia e prodhimit.

Kostoja oportune

Në përgjithësi,kur bëhet fjalë për koston e një produkti apo shërbimi,vihen në dukje shpenzimet monetare që realizohen për të prodhuar këtë produkt apo shërbim. Për kontabilistët e një firme,kostoja e një produkti llogaritet me shumën  e parave  që duhen paguar për të siguruar lëndën e parë,punën,makineritë e paisjet etj.

Kuptimi I kostos nga ekonomistët bazohet në sasinë e burimeve të përdorura dhe mundesitë alternative  të përdorimit të tyre.Zgjedhja e burimeve të caktuara  për prodhimin e një të mire do të thotë pamundësi  e prodhimit të një të mire tjetër.Pra,kostoja oportune (ose ekonomike) e cdo burimi të zgjedhur për të prodhuar një të mirë është e barabartë me vlerën e përdorimit alternative më të mirë të mundshëm.

Burimet që përdor një firmë për prodhimin e një produkti mund të blihen në treg,mund të merren me qera për procesin përkatës të prodhimit,ose mund të jenë pronë e vetë firmes. Në varësi nga ky fakt,shpenzimet e firmes ndahen në kosto eksplicite (të shprehura) dhe kosto implicite (të nënkuptuara).

Kostot eksplicite (te shprehura) përfaqësojnë shpenzimet monetare që bën firma drejtpërdrejt në treg për blerjen e burimeve,si fuqia punëtore,lëndët e para,energjia elektrike etj.

Kostot implicite (të nënkuptuara)  lidhen me inputet që janë pronë e vetë firmës dhe janë të barabarta me pagesat monetare që mund të merreshin nga përdorimi më i mirë alternative i tyre.

Firma përveq inputeve që blen nga të tjerët,përdor në procesin e prodhimit edhe inputet e veta (puna e pronarit,kapitali para i investuar prej tij në firmë,ndërtesa që përdor firma dhe është pronë e tij,etj). Nga pikëpamja e firmës shpenzimet që lidhën përdorimin e burimeve të veta janë shpenzime të papaguara ose të nënkuptuara.

Fitimi normal  është pjesë e kostos ekonomike dhe është e barabartë me koston opportune të burimeve në pronësi të sipërmarrësit (pra me koston e nënkuptuar),domethënë me atë shumë minimale të ardhurash të pronarit,që do ta bënte atë të interesuar për ti mbajtur këto burime në biznesin përkatës.

 

Përmblodhi dh përshtati :

STUDENTET.MK

About Author