Njerëzit e suksesshëm në mbarë botën kanë pranuar këtë zakon të përditshëm si një nga mënyrat më të shpejta për arritjen e suksesit dhe mënyra më e lehtë për të realizuar ëndërrën.
Ne marrim nga bota aq sa kemi kontribuar. Gjithkush duhet të përpiqet për më shumë dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në rritjen e vlerës së asaj që kontribuon. Valuta më e fortë që secili prej nesh ka është informacioni. Ajo që ju bën të vlefshëm është aftësia për të interpretuar dhe përdorur këtë informacion.

Autori dhe folësi motivues, Brian Tracy, shkruan: “Nëse lexon vetëm një libër gjatë muajit, ajo do t’ju vërë në 1% të njerëzve me të ardhura të larta në shoqëri. Nëse lexoni një libër gjatë javës, 50 libra në vit, kjo do t’ju vërë në mesin e njerëzve më të arsimuar, më të mençur, më të aftë dhe më të talentuar në fushën tuaj. Leximi i rregullt transformon tërësisht jetën tuaj. ”

Nëse doni të bëheni më të suksesshëm në çdo pjesë të jetës tuaj, ju duhet të lexoni rregullisht, mësoni rregullisht. Nuk është rastësi që njerëzit më të suksesshëm në çdo industri të jenë mirë të lexuar – të qenurit një udhëheqës do të thotë të kesh njohuri në sa më shumë fusha të jetë e mundur. Ndarja e kohës çdo ditë për lexim nuk është thjesht një praktikë që kontribuon në disiplinën tuaj, por një praktikë që do t’ju bëjë një version më të mirë të vetes.

Do të ishte optimale për të lexuar nga dy orë çdo ditë. Ndoshta duket sikur është shumë, por nëse e ndan atë në disa pjesë, atëherë do ta kuptosh se mund të mos jetë e mjaftueshme. Nëse dëshironi të jeni më të mirët dhe nuk keni arsye pse nuk dëshironi, duhet të synoni qëllimin e leximit të 50 librave në vit.

Cili është çelësi? Nuk ka të bëjë vetëm me librat që lexoni; shprehi për t’iu përmbajtur këtij plani është një përbërës i rëndësishëm për suksesin.

Mesatarja e të rriturve lexojnë 30-40 faqe në orë. Libri mesatar (sipas Amazon) është rreth 64,000 fjalë ose rreth 300 faqe që kërkojnë 10 orë për t’a lexuar.

Sigurisht, disa libra janë më të gjatë, disa më të shkurtra, dhe temat ndryshojnë nga libri në libër. Por nëse i përmbahemi zakonit për të lexuar dy orë çdo ditë, atëherë nuk duhet të jetë ndonjë problem. Çdo libër ofron një shans për të mësuar diçka të re. Google thotë se në botë ka rreth 130 milionë libra, prandaj nëse lexoni në këtë ritëm, duhet të lexoni 1560 libra për tridhjetë vjet. Nuk janë shumë libra, apo jo?

Që kur numri një mijë ka aq shumë ndikim?
Mijëra ushtarë kurrë nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të madh në betejat e mëdha në histori. Mijëra euro nuk janë shumë për të krahasuar thesaret. Por një mijë libra, brenda tridhjetë viteve, kanë potencialin për të ndryshuar krejtësisht karrierën tuaj.

Është koha që të filloni të lexoni!

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B