Shumica e njerëzve nuk zgjohen të gatshëm për të filluar ditën me entuziazëm për punë. Shumicën e ditëve ju zgjoheni me ngutje dhe nxitim madje ka edhe ditë të këqija gjë që ju mund të mos jeni në vetëdije.

Alarmi bie vonë. Koka juaj dhemb dhe trupi juaj ndjehet sikur të jetë i këputur. Kompjuteri yt prishet dhe shkatërron punimet para përfundimit të afatit të caktuar. Dhe shumë ndodhi tjera që ndodhin pothuajse në çdo mëngjes.

Gjithkush mund të ketë një ditë të lodhshme. Mund të ndiheni sikur është faji juaj, por nuk është. Shumicën e kohës, këto situata stresuese janë jashtë kontrollit tuaj, por ju mund të monitoroni, pranoni dhe rivendosni reagimet tuaja. Për të filluar më ndryshe, provoni këto 3 këshilla për mënyrën e trajtimit të një dite të keqe pune.

1. Eliminimi i stresit lidhur me punën
Dëshironi të dini se çfarë është stresi numër një për amerikanët? Stresi i punës. Sot 65 për qind e amerikanëve kanë stres lidhur me punën, ndërsa një e treta e njerëzve merren me stres kronik gjithashtu lidhur me punën.

Për të ndërprerë stresin, pyesni veten: Çfarë është e rëndësishme? dhe çfarë nuk është e rëndësishme? Filloni me detyrat më të thjeshta për të fituar përsëri besimin tuaj dhe për të hyrë në zakonin e produktivitetit. Pastaj, krijoni afate të reja që janë reale për ju, dhe nëse e shihni se jeni duke e ngushtuar shumë veten, mundohuni t’i reduktoni punët tuaja derisa të ndiheni të gatshëm për të punuar më shumë.

2. Kujdesuni për problemet personale
Bilanci i punës dhe i jetës ka të bëjë me mundësinë për të mbajtur jetën tuaj profesionale dhe personale të ndarë, apo jo? Jo tamam. Lajm i keq mund të çrregulloj lehtë bilancin dhe është e vështirë të qëndroni të përqendruar kur ndihet sikur gjithçka është kthyer me kokë poshtë.

Pyesni veten nëse mund të vazhdoni me detyrat tuaja ose nëse keni nevojë për një ditë pushim. Ju nuk duhet të ndërprisni gjitha aktivitetet tuaja, por nëse mund të zhvendosni disa nga detyrat ose të merrni një gjysmë dite pushim për shkak të lajmit të keq që keni marrë, kjo do të ishte një relaks për trurin tuaj.

3. Të pushoni kur sëmureni
Në sezonin e ftohtë, sëmundjet godasin dhe ju silleni vërdallë si rezultat i gjendjes tuaj. Nëse nuk kujdeseni për veten ose e humbni kohën, koha juaj e rikuperimit do të jetë më e gjatë.

Nëse duhet të punoni, vini në çantë medikamentet kuruese dhe mbani distancë nga njerëzit ose bashkëpunëtorët. Komunikimi me telefon ose email është një tjetër taktikë e dobishme. Mos supozoni që shefi juaj nuk do t’ju lejojë të merrni një gjysmë dite pushim ose të punoni nga shtëpia – gjithmonë pyesni.

Kur ndiheni të sëmurë, thjeshtë merrni një ditë pushim. Është më mirë për shëndetin tuaj dhe për të gjithë të tjerët.

Mbani mend, shumica e rrethanave që kontribuojnë në ditët e jashtëzakonshme janë jashtë kontrollit tuaj. Duhet ta pranoni këtë. Merrni një hap prapa, merrni frymë dhe përqendrohuni në rivendosje. Momenti tjetër është një moment i ri andaj, ju e posedoni atë.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_B