CB Insights analizon shumë dokumente me qëllim që të sigurojë fakte dhe të dhëna që janë relevante. Mundëson parashikimin e trendeve, parashikimin e strategjive të konkurrentëve, shqyrtimin e tregjeve të reja dhe zbulimin e mundësive. Ata bënë një konferencë për gjigandët e teknologjisë, dhe në këtë blog post ju mund të lexoni një pjesë të analizës së tyre për Amazon.
Teknologjia financiare e Amazon
Fintech është një nga trendet që kanë marrë një pjesë të madhe të shërbimeve financiare në periudhën e kaluar. Teknologjia Financiare (FinTech ose Fintech) është një teknologji dhe inovacion i ri që përpiqet të konkurrojë me mënyrat ekzistuese tradicionale të ofrimit të shërbimeve financiare. Përdorimi i telefonave celularë të mençur për bankimin online, shërbimet e investimeve dhe monedhat e kriptos janë shembuj të teknologjive që synojnë t’i bëjnë shërbimet financiare më të aplikueshme për publikun e gjerë.
Me këtë teknologji Amazon filloi përmes Amazon Flexible Payment System (Amazon FPS). Një set i web mundësive mundësoi lëvizjen dhe transferimin e parave midis dy entiteteve, njerëzve ose teknologjive. Pastaj u përpoqën me TextPayMe, duke u lejuar atyre të kërkonin para nga 3 numra telefoni përmes një kërkese transferimi. Pas disa inovacioneve të tilla, Amazon hyri në një portofol digjital për përdoruesit dhe një rrjet pagese për shitësit. Inovacioni nga Amazon është gjithashtu një identifikim ballë për ballë për të përfunduar porosinë. Aktualisht Amazon ka 33 milionë përdorues në 170 vende.
Amazon kartelat
Amazon Store Card – ofron disa nga përfitimet si Prime Store Card, por për përdoruesit që nuk janë Prime ( kryesorë ) . Nuk ofron 5% cashback.
Amazon Prime Store Card – lansuar në vitin 2015 me partnerin Synchrony Bank. Kjo është karta e parë e Amazon dhe është vetëm për përdoruesit Prime ( kryesorë ), dhe ofron cashback të pakufizuara prej 5% të porosive në Amazon.
Amazon Prime Rewards Visa Signature Card – lansuar në vitin 2017 në bashkëpunim me Visa, dhe kjo kartë ofron 5% cashback në Amazon dhe në të gjitha llojet e ushqimit, 2% cashback në pikat e karburantit, restorantet dhe tregjet, dhe 1% cashback për çdo gjë tjetër.
Amazon Visa Credit Card -një kartë partnerësh për VISA klientët që nuk janë Prime( kryesorë ), dhe ofron 3% cashback në Amazon, 2% cashback në pikat e karburantit, restorantet dhe tregjet, dhe 1% cashback për çdo gjë tjetër.
Karta digjitale e debitit për përdoruesit e Prime( kryesorë ) – poseduesit e kësaj karte marrin një shpërblim 2% çdo herë që mbushin kartën e tyre për dhurata nëpërmjet llogarisë së tyre. Për të marrë këtë shpërblim, duhet të keni një llogari bankare në Amerikë, numër karte të debitit dhe numër licence shoferi.
Çka është e rradhës për Amazon ?
Diskutimet me firmat financiare janë të përqendruara në krijimin e një produkti që do t’i përshtatet të rinjve edhe atyre që nuk kanë llogari transaksioni. Cilado qoftë forma përfundimtare, kjo iniciativë nuk do ta shndërrojë Amazonin në një bankë. Ofrimi i një produkti që është i ngjashëm me produktet që banka mund të ofrojë, do të zvogëlojë taksat që Amazon paguan për firmat financiare dhe do të gjenerojë të dhënat për të ardhurat e konsumatorit dhe zakonet e tyre të konsumit.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK