Menaxheri i suksesshëm është ai i cili krijon vizion, zhvillon strategji dhe motivon anëtarët e grupit për realizimin e qëllimeve të vendosura të organizatës. Menaxherët në realizimin me sukses të detyrave të vëna duhet të kenë cilësi të veçanta. Në menaxhment janë të njohura shumë studime lidhur me cilësitë që duhet t’i ketë menaxheri, duke u bazuar në hulumtimin shkencor dhe në studimin e përvojave zbatuese të menaxherëve.

Në bazë të hulumtimeve shkencore si cilësi që duhet t’i posedojë numërohen:

a) Menaxheri duhet të jetë i aftë të mendojë;

b) Menaxheri duhet të jetë i aftë të shprehet në mënyrë të qartë;

c) Menaxheri duhet të posedojë aftësi teknike;

ç) Menaxheri duhet të posedojë aftësi për të menduar gjerësisht (të jetë i aftë të shohë efektin e secilit aksion në tërë organizatën);

d) Menaxheri duhet të jetë shitës (shitje të ideve – bindja e të tjerëve);

e) Menaxheri duhet të posedojë integritet moral që krijon besim në aksionet e veta;

f) Menaxheri duhet të posedojë aftësi për marrëdhëniet ndërnjerëzore, që mund t’i shndërrojë në motivim;

g) Menaxheri duhet të ketë aftësi organizative; gj) Menaxheri duhet të jetë dinamik.

Menaxherët, për realizim sa më të suksesshëm të detyrave, duhet të posedojnë shkathtësitë në sferat e të menduarit krijues; planifikimit, organizimit, ushtrimit dhe ndjekjes; mësimit, stërvitjes, përgatitjes; zgjedhjes dhe vendosjes; të informimit të njerëzve; kontrollimit të cilësisë; përmbushjes së planeve, kontratave dhe procedurave; bashkëpunimit me të tjerët; mbajtjes së shënimeve të duhura; zbatimit të rregullave dhe normativave; zgjidhjes dhe trajtimit të problemeve të të punësuarve; përmirësimit të kushteve të punës; zgjidhjes së urgjencave; të të qenit i informuar dhe në formë; dhënies së shembullit personal; të ketë kujdes për sjelljen dhe mirëqenien e punëtorëve.

Në bazë të studimeve të shumta, përvojat ekzekutive të menaxherëve vënë në pah disa cilësi të tyre siç janë: Moralisht i shëndoshë; me imagjinatë të zhvilluar; qeverisës; i drejtë për të gjithë ata që u përket; udhëzues; emocionalisht i pjekur; planifikues; respektues ndaj vetes dhe të tjerëve; studiues; vendosës; i organizuar; njeri në të cilin mund të mbështetesh; entuziast; energjik; stërvitës; logjikes; mentalisht i mprehtë, vigjilent; nxitës, punëtor i palodhshëm; përgjegjës; i njerëzishëm.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author