Kontrollimi është proces i matjes së rezultateve të realizuara, krahasimin e atyre  rezultateve me planet ose ndonjë standard tjetër, diagnostifikimin e shkaqeve të devijimeve të realizimeve nga parametrat e planifikimit dhe marrja e aksionit korrektiv kur është e nevojshme. Nga ky definim del se procesi i kontrollit ekziston në të gjitha sferat e operacioneve të organizatës dhe është pjesë shumë e rëndësishme e menaxhimit, sepse ai fokusohet në matjen e suksesit dhe arritjen e objektivave të organizatës. Sot është evidente se te të gjitha organizatat, pa dallim dhe në të gjitha aktivitet, të cilat duhet të menaxhohen, është ndërtuar i ashtuquajturi sistemi i planifikimit-kontrollit

Në çdo organizatë pasi bëhet planifikimi, kalohet në realizimin e asaj që është planifikuar dhe nga realizimi kthehen informatat prapa në planifikim, me qëllim që të shikohet apo verifikohet se sa korrespondon realizimi me qëllimet e planifikuara.

Funksioni i kontrollit praktikisht është lidhja paravajtëse e cila mundëson qeverisjen me cilindo proces. Këtu shihet rëndësia e kontrollit sepse pa këto tre elemente nuk mund të mendohet menaxhimi i proceseve. Vetëm kontrolli na mundëson ta matim dhe ta krahasojmë atë që e kemi planifikuar me atë që e kemi realizuar. Pa kontrollin, vetëm me planifikimin do të planifikonim, me realizimin do t’i realizonim aktivitetet dhe nuk do të dinim se ajo që realizohet a është në harmoni me atë që është planifikuar.

Kontrollimi është funksion i menaxhmentit dhe ai është funksioni që e lidhë fundin e procesit të menaxhmentit me fillimin e atij procesiplanifikimi. Kontrolli mundëson lidhjen e sërishme prapavajtëse me çka procesi i menaxhmentit realizohet në rreth dhe i ka karakteristikat e sistemit.

Kontrolli është shumë i rëndësishëm për disa arsye:

e para, në biznes rrallë veprohet në përputhje me planet e hartuara e kontrolli është ai që matë rezultatet dhe na mundëson të reagojmë.

E dyta, përmes kontrollit organizata përgatitet t’u përgjigjet sfidave nga mjedisi i jashtëm.

E treta, kontrolli ndihmon në verifikimin e operacioneve që realizohen në organizatë.

E katërta, kontrolli mundëson zbulimin e devijimeve para se ato të rriten.

E pesta, kontrolli identifikon shanse të reja.

E gjashta, kontrolli mundëson decentralizimin me efekt më të lartë në vendimmarrje.

Organizatat për të qenë efikase duhet të ndërtojnë sisteme të kontrollit, pasi që sistemet e kontrollit paraqesin sisteme që mundësojnë vendosjen e qëllimeve formale, monitorimin, evaluimin dhe informacionet kthyese që u sigurojnë informacione menaxherëve për atë se strategjia dhe struktura e organizatës a funksionon në mënyrë efikase dhe efektive.

Sistemet efektive të kontrollit i alarmojnë menaxherët kur diçka nuk është në rregull duke u dhënë informacione precize dhe në kohë për të sjellë vendime në kohë. Kontrolli është shumë i rëndësishëm në organizatë për këto arsye sepse ai u ndihmon menaxherëve të sigurojnë efikasitet superior, rritjen e kualitetit të prodhimeve dhe shërbimeve, plotësimin e nevojave të klientëve dhe rritjen e nivelit të inovacioneve.

Sistemi i kontrollit i mundëson menaxherit të shohë se sa në mënyrë efikase i shfrytëzon resurset duke matur të gjitha inputet, të cilat shfrytëzohen në procesin e prodhimit të një njësie të prodhimit. Ai përfshin masat të cilat i ndihmojnë menaxherit të vlerësojë se sa organizata në mënyrë efikase i realizon prodhimet dhe shërbimet. Pa vendosje të sistemit të kontrollit menaxherët nuk do te jenë në gjendje të kuptojnë se në cilin nivel organizata është e suksesshme dhe si mund t’i përmirësojë rezultatet e veta.

Sistemi i kontrollit i mundëson organizatës t’i përgjigjet edhe sfidës së kualitetit të prodhimeve dhe shërbimeve, ai përcakton cilësinë dhe performancën e prodhimeve dhe shërbimeve duke u dhënë menaxherëve informata kthyese për kualitetin e prodhimeve dhe shërbimeve. Kjo u mundëson menaxherëve efikas që në mënyrë të vazhdueshme ta përcjellë dhe ta përmirësojë cilësinë që u jep përparësi konkurruese në garën e konkurrencës. Sistemi i kontrollit i mundëson organizatës te jetë në nivel të duhur në plotësimin e nevojave të klientëve të vetë, sepse sistemi i kontrollit i mundëson organizatës që të vlerësojë sjelljen e punëtorëve me klientët duke vlerësuar interaksionin midis punëtorëve dhe klientëve dhe shpesh mund të merren masa korrigjuese përmes formimit dhe zhvillimit të punonjësve. Kontrolli gjithashtu është i rëndësishëm sepse organizatës i mundëson të ngrejë nivelin e inovacioneve duke i stimuluar punëtorët më inovativë, duke iu lënë hapësirë për eksperimentim dhe ndërmarrje të rreziqeve.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author