Për çdo gjë që (nuk) arrijmë në jetë shpesh herë e gjejmë veten fajtor. Çdo gjë fillon prej nesh, domethënë, nga mënyra se si i përjetojmë dhe i bëjmë gjërat.

Një nga faktorët më të rëndësishëm për suksesin është vetëdisiplina. Si ta arrijmë dhe ta përmirësojmë atë?

Njohja e dobësive

Nëse mbetemi të verbër ndaj dobësive tona, ne nuk do të kemi sukses që t’i eliminojmë ato. Shpesh, njerëzit mendojnë, domethënë, ata gënjejnë se nuk kanë pikë të dobëta dhe kështu lëndojnë vetëm për të krijuar një “UNË” më të mirë.

Largimi i peripetive

E gjithë ajo që ju çon në ndonjë peripeti dhe ju bën të ndieni “keq” duhet t’a menjanoni në mënyrë të zgjuar. Nëse dëshironi të punoni në mënyrë më efikase, hiqni dorë nga rrjetet sociale … Mundohuni të keni sa më pak “tërheqje të vëmendjes” kështu që do të jeni më të disiplinuar.

Qëllime të qarta dhe plan për arritjen e tyre

Është e rëndësishme të dini se çfarë doni dhe çfarë ju bën të lumtur. Për ta bërë këtë, ju duhet të ndiqni qëllimet e qarta dhe të planifikoni për arritjen e tyre dhe të qëndroni besnik ndaj tyre. Kështu që do të ekzaminoni fuqinë e vetëkontrollit dhe do të punoni në përmirësimin e tij.

Hap pas hapi

Në vend që të dëshironi të ndryshoni gjithçka menjëherë, filloni me hapa të vegjël dhe fokusohuni në një punë. Nëse dëshironi të jeni në formë më të mirë, filloni me ushtrime të lehta … doni të fleni më mirë, shtrihuni më herët … Çfarëdo që bëni, mbani mend se për të pasur sukses ju duhet të shkoni hap pas hapi.

Plan rezervë

Ndonjëherë do të ndodhë që ju të gjeni veten në një situatë që ajo do e vendosë vetëdisiplinën në funksion para se të merrni ndonjë vendim. Prandaj, bëni një plan rezervë para kohe, si të silleni dhe çfarë të bëni. Pra, kështu ju do të kontrolloni më lehtë emocionet dhe dëshirat.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B