Këto dy akronime përdoren shumë shpesh në botën e biznesit, dhe kanë për qëllim: B2C – biznesi për klientin dhe B2C – biznesi për biznes. Nëse keni të bëni me shitjet, mund të keni vetëm dy lloje të klientëve – ose kompani ose konsumatorë.
Nëse produktet ose shërbimet që ofroni përdoren nga kompani të tjera, në këtë rast është një B2B, por nëse i shisni ato për shfrytëzusit përfundimtarë, atëherë është B2C.
Karakteristikat themelore të B2B janë:
- Kompania si klientë të saj ka kompani të tjera me të cilat ndërton bashkëpunim të vazhdueshëm
- Bashkëpunimi i tyre bazohet në komunikim të vazhdueshëm
- Ky lloj i biznesit është i orientuar drejt një efikasiteti më të madh
- Fokusi kryesor është i vendosur në karakteristikat e produkteve ose shërbimeve që ofrohen
- Gjatë blerjes së një produkti, klienti udhëhiqet nga disa elemente që krijojnë shitjet
- Produkti ose shërbimi arrin një qëllim të caktuar afatgjatë
Karakteristikat themelore të B2C janë:
- Blerësit janë shfrytëzuesit përfundimtarë
- Komunikimi i ndërsjellë bazohet në një marrëdhënie afatshkurte – fillon dhe mbaron me shitjen, që është blerja e një produkti ose shërbimi
- Fokusi i kësaj marrëdhënie biznesi është përmbushja e nevojave të shfrytëzuesve.
- Vendimi për të blerë produktin bazohet në emocione
- Rezultatet e këtij lloji të shitjes janë të shpejta .
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK