Kundrina e zhdrejtë me parafjalë ka një përdorim edhe më të gjerë më të larmishëm se kundrina e zhdrejtë pa parafjalë, ajo ngërthen një shumëllojshmëri edhe më të gjerë ndërtimesh kuptimesh e përdorimesh.

Ajo mund të plotësojë një folje kalimtare veprore pësore ose mesme një folje jokalimtare një mbiemër foljor ose jofoljor një përemër një numëror një pjesë tjetër të emërzuar të ligjëratës ose një togfjalësh. Kundrina e zhdrejtë me parafjalë ndënohet me parafjalë e lokucione parafjalore nga më të ndryshmet. Ndër më të përdorurat janë: nga, te e tek, me, bashkë me, me anën (e), në kundërshtim me, në lidhje me, në raport me, në krahasim me, për, pa, mbi, në, nën, nëpërmjet, kundër, kundrejt, ndaj : Vjollca habitej me të vëllanë. Atë s ‘e lidh asgjë me mua. Ajo kishte dëgjuar shumë për Dinin. Diçka bisedohej për të.

Kundrina me parafjalën nga, kur varet nga foljet: kam, them, bëj, sajoj, dua, zgiedh, fitoj, ha, di, provoj, ndaj, marr, ble etj., mund të shprehë atë pjesë të së tërës mbi të cilën shtrihet veprimi: Ha nga kjo gjellë. Merr nga këto kumbulla.

Kundrina me parafjalën nga pranë foljesh me kuptimin e gjerë të të prekurit, si: kap, mbërthej (kap), marr (kap), tërheq, nduk etj., shpreh gjymtyrë të trupit, pjesë a pajisje të objektit të shprehur nga kundrina e drejtë e pranishme; janë shpesh të pranishme në të tilla raste edhe nuancat vendore: Mori zemër nga kjo zbutje e papandehur e Grizarakes, e zuri nga krahu dhe nuk e la që të shkonte. Kjo kundrinë takon me rrethanorin e vendit dhe mund të merret edhe si e tillë në mjaft raste.

Kur varet nga një folje me kuptimin e gjerë të përbërjes, si: përbëhem, përftohem, ngjizem, formohem etj., kundrina shpreh objektin prej të cilit është mbrujtur një objekt tjetër. Parafjala nga mund të këmbëhet atëherë me parafjalën me që përdoret në rasën kallëzore: Uji për bëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni. Betonarmeja përftohet nga çimentoja, hekuri dhe uji.

Kundrina me parafjalën nga, mund të varet nga folje që shënojnë fillim veprimi, si: nis, filoj, :ë e ndonjë tjetër: Kur rifllloi nga puna, çdo gjë në uzinë ishte rregulluar për bukuri. Kur kjo kundrinë shprehet me emër frymori, sidomos njeriu, parafjala nga mund të këmbëhet me parafjalën me: Në qoftë se duheshin mposhtur komunistët kryesorë, atëherë pse të mos e filonte nga Lumta?

Kundrina me parafjalën nga, kur varet nga folje, si: dëshiroj, dua(“dëshiroj”), marr, njoh, dalloj, kuptoj, kërkoj, pres, mësoj, nxjerr, shkëput, buroj, dëgjoj, heq, marr hua etj., shpreh objektin që shërben si pikënisje a burim, në këso rastesh është e pranishme, si rregull, edhe kundrina e drejtë: Ata do të kërkonin me këmbëngulje nga të rinjtë zbatimin me përpikmëri të detyrave. Këtë njeri e njoh më shumë nga tregimet e të tjerëve. Duhen flakur tej zakonet e këqija të trashëguara nga e kaluara.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S