Nëse dëshironi ta bëni më të lehtë karrierën tuaj, ju duhet t’i keni këto pesë aftësi.

Të folurit në publik


Pa aftësinë për të folur në publik, nuk mund të përparoni mjaftueshëm. Nëse nuk dini si të komunikoni në mënyrë efektive me njerëzit, qoftë kjo dialog apo takim me audiencë më të madhe, është shumë e vështirë të ngjiteni në shkallët e korporatave. Fjalimi publik duhet të jetë një aftësi “e lëmuar” në dosjen tuaj.

Të shkruarit


Nuk bëhet fjalë për shkrimin e një email-i ose mesazhi të thjeshtë, por me mjeshtërinë e menaxhimit të gjuhës me stile të ndryshme. Gjatë punës nuk dihet kurrë se kur duhet të shpreheni në formë të shkruar, të përpiloni një raport profesional … dhe të mos bëni gabime gramatikore ose gjuhësore. Për këtë arsye, punoni në këtë aftësi, sa më mirë t’a zotëroni aq më lehtë do të “rrjedhin” mendimet tuaja njëashtu edhe puna.

Cloud Computing


Cloud computing është një aftësi teknologjike që kërkohet gjithnjë e më shumë për shkak të rritjes së ndikimit të digjitalizimit në pothuajse çdo industri. Që të përparoni në këtë drejtim ju keni nevojë për aftësim në fushën kompjuterike, dhe Cloud computing është një nga më të kërkuarit e kësaj sfere.

Kreativiteti


Kreativiteti gjithashtu bie në një nga pesë aftësitë më të kërkuara të kandidatëve për punë dhe ky trend do të vazhdojë. Me rritjen e numrit të aplikacioneve dhe teknologjive, njerëzit kreativ që do të jenë në gjendje të aplikojnë produktet e reja do të përparojnë shpejt në karrierën e tyre.

Aftësia për të mësuar shpejtë


Nëse nuk keni aftësinë dhe dëshirën për të mësuar gjëra dhe aftësi të reja, nuk mund të rriteni as si person, as të bëni përparim në punën tuaj. Çdo punëdhënës dëshiron një punonjës i cili është i gatshëm dhe i i motivuar të mësojë dhe të trajnohet për çdo nivel.


Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B