Rrethanori i vendit shpreh marrëdhënie hapësinore, tregon vendin e kryerjes së veprimit ose të shfaqjes së tiparit: Shkolla e bardhë shtrihej në të majtë.
Rrethanori i vendit varet nga gjymtyrë të shprehura me folje ose mem mbiemër zakonisht prejfoljor: Ne montatorët jemi gjithnjë në lëvizje: kur të mbarojmë punë këtu, do të shkulim barakat e do të vemi t’i ngulim gjetiu. Ky çelik i prodhuar në Shqipëri ruan vetitë më të mira të mineralit dhe të njeriut që e prodhoi.
Rrethanori i vendit shprehet me:
- ndajfolje ose lokucion ndajfoljor vendi: Po shokët ku janë ? Këtu. Ku të jenë gjetkë? Dëbora kishte shkrirë dhe vende-vende ishin formuar pellgje.
- emër me ose pa parafjalë: Kishin ardhur nga Tirana për të ndihmuar bazën. Piklat e shiut binin mbi xhama. Treni kaloi me shpejtësi para barakave. Mallrat tona eksportohen nëpër botë. Nuk do ta linte djalin rrugëve.
- togfjalësh: Policia u gjend menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjithçka që ndodhi përpara asaj kthese, iu duk tashti e largët.
Ndonjëherë rrethanori i vendit tregon vend në kuptim të figurshem: Nëpër errësirë ndihej zëri i komisarit. Instituti ynë pranon në gjirin e vet vetëm njerëz të kualifikuar.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe