McDonald’s blen startup teknologjik prej të cilit shpreson se do t’i detyrojë konsumatorët të shpenzojnë më shumë sesa duan. Gjiganti i ushqimit të shpejtë ka njoftuar se po blen një Dynamic Yield , kompani izraelite që përdor inteligjencën artificiale për t’u dhënë përdoruesve më shumë përvojë të personalizuar.
McDonald’s tha se do të përdorin teknologjinë që e bën startupin që të përshtat ushqimet e menysë në varësi të kushteve të motit,nga ajo se sa punë ka restoranti dhe në çfarë kohe të ditës është. Gjithashtu, menjëherë do të rekomandojë oferta shtesë në varësi të porosisë së parë të blerësit. Kjo do të ndihmojë McDonald’sin të shtojë shitjet e ushqimeve dhe kafesë.
Shitësit e ushqimit në mbarë botën po fillojnë të përdorin teknologjinë digjitale, veçanërisht aplikacionet celulare, për të mësuar më shumë rreth preferencave të klientëve dhe për t’i shitur më shumë sesa ata duan të blejnë.
Dynamic Yield do të rrisë aftësinë e McDonald për të rritur rolin e teknologjisë dhe të dhënave në të ardhmen. Drejtori Ekzekutiv i McDonald’s Steve Easterbrook tha se teknologjia do të ndihmonte kompaninë e tij të rriste shpejtësinë me të cilën ata zbatojnë vizionin e tyre për të krijuar përvojë më të personalizuar të konsumatorëve.
McDonald’s nuk zbuloi vlerën e marrëveshjes, por Wall Street Journal konfirmoi se ishte më shumë se 300 milionë dollarë. McDonald’s filloi testimin e teknologjisë Dynamic Yield në restorantet në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Zinxhiri i ushqimit të shpejtë planifikon të integrojë menynë në restorantet këtë vit përpara se të zgjërohet në tregjet ndërkombëtare.
Përmblodhidhe përshtati :
STUDENTET.MK