Ju paraqesim 3 këshilla për maksimizim të produktivitetit :

  1.  Shfrytëzoni kohën e lirë

Shfrytëzoni kohën derisa udhëtoni, pastroni ose punoni ndonjë aktivitet që nuk kërkon angazhimin mendor .

Ndëgjoni ndonjë audio libër për zhvillimin personal, për ndërtim të aftësive ose ndëgjoni video në YouTube me përmbajtje nga fusha juaj ,që të jeni në trend me inovacionet.

2. Planifikoni ditën para se të fillojë ajo

Jini të vetëdijshëm se si e kaloni kohën tuaj dhe planifikoni ditët para se të fillojnë.

Mos harroni, nëse nuk arrini të planifikoni – planifikoni të dështoni.

3.Përqendrohuni tek  detyrat më të rëndësishme

Çdo mëngjes, shikoni listën tuaj të detyrave dhe përqendrohuni në atë që do t’ju japë vlerën më të madhe.

Vendosni kufij për të përmbushur ato detyra dhe për t’i thënë “jo” gjërave jashtë këtyre kufijve.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author