Më poshtë do të sjellim pesë pika se çka përfitojmë nëse e mësojmë C++ -in:
1. Të mëson si të mendosh
– Po të marrim t’i analizojmë gjuhët e reja programore si Python ose Javascript mund të shohim se ka një numër të madh të algoritmeve të gatshme. Gjithçka që ju duhet është ta shtypni atë algoritëm dhe ai e kryen punën për ju. Me C++ kjo nuk ndodh. Njeriu duhet të jetë vetë i aftë të mendojë dhe pastaj atë mendim ta shpreh nëpërmjet kodimit.
2. C++ futet aty ku të tjerët nuk futen
– Kur gjërat bëhen të vështira dhe duket se asgjë nuk mund të rregullohet atëher ky quhet programim i vërtetë. Për shumicën e programerëve bukuria qëndron aty ku ka më shumë vështirësi dhe dhimbje, por sidoqoftë disa probleme nuk kanë shumë zgjidhje. Në këto raste një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore dështojnë që ta zgjedhin problemin ose ndoshta janë shumë të ngadalshëm. Me C++ “Qielli është limiti”.
3. Hap dyert për gjuhë të tjera programore
– Nëse në lëndën e matematikës një nxënës është i aftë të kalkuloj se sa është 100×100 atëherë kjo nënkupton që ai din të kalkuloj edhe 10×1 ose 10×10. E njëjta ndodh edhe me programimin, C++ i trajnon programerët me algoritme dhe me të menduar më efikas. Kërcimi nga C++ në ndonjë gjuhë tjetër programore është shumë i lehtë. Sot ka gjuhë programore më të lehta të cilët praktikohen, dhe të mësosh njërën prej tyre është shumë më e lehtë nëse më parë ke qenë një praktikues i C++-it.
4. Aplikacionet e krijuara me C++
– Krijimin e një numri të madh të aplikacioneve të Adobe-së, duke marrë parasysh këtu edhe Adobe Photoshopin.
– Mozilla Firefox u shkrua nëpërmjet C++ -it, kodi i të cilit qarkullon në internet për ata të cilët dëshirojnë ta shohin.
– Një numër i madh i aplikacioneve të Google u shkruan me C++ pjesë e të cilës është edhe Google file system si dhe Google Chromium Browser.
– Mark Zuckberg përdori shumë gjuhë programore për ndërtimin e Facebook-ut, por sidoqoftë pati nevoj ta përdor C++ -in pak kohë më vonë, i cili bëri një revolucion në botën e internetit pas publikimit online. Facebooku sot renditet si një ndër aplikacionet më të klikuara.
5. C++ një “përbindësh” për krijimin e videolojrave
– Çdo adoleshent i ka ato kujtimet e bukura ose dita ditës krijon kujtime të reja duke luajtur videolojëra me shoqërinë. Për ata të cilët janë të pasionuar pas videolojërave dhe shprehin dëshirë të krijojnë një të tillë, C++ do ishte një zgjedhje ideale. C++ njihet si gjuhë e nivelit të lartë që ju mëson bazat e programimit të orientuar në objekte. Është gjithashtu gjuhë programore që përdoret më së shumti për të krijuar videolojëra për Windows.
C++ ka biblioteka të gjëra, është e shpejtë dhe është efikase tek grafika e videolojërave. Me dijen që e merr nga C++ je shumë i aftë të kuptosh edhe C#. C++ dhe C# që të dyja janë pjesë e rëndësishme e shumë aplikacioneve për krijimin e videolojërave. UnrealEngine, PhyreEngine, UnityEngine e shumë të tjera janë të mbështetura në C++ dhe C#.
Videolojëra të njohura si Counter Strike dhe World of Warcraft që kur ishim të vegjël i luanim plot pasion, janë pjesë e një numri të madh të videolojërave të krijuara me C++.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK