Funksioni “Cout”
Në shumë mjedise programimi, standarti apriori për afishimin e rezulateve është ekrani.
Në C++, cout është objekti stream që akseson ekranin. Cout përdoret në kombinim me operatorin e futjes së të dhënave ( << ) për insertimin e të dhënave që vijnë pas tij në ekran. Operatori i insertimit mund të përdoret disa herë pas cout, për shembull: cout << “Unë ” << “po mësoj” << “C++!”;
Në C++, pikëpresja ( ; ) përdoret për të treguar fundin e një instruksioni, ndaj çdo instruksion duhet të mbarojë me pikëpresje.
Instruksionet
Një bllok kodi është një bashkësi logjike instruksionesh, rreshuar nga kllapa hapëse dhe mbyllëse.
Për shembull:

Ju mund të përdorni shumë instruksione në një rresht të vetëm, mjafton të jenë të ndara me pikëpresje, përndryshe do të marrim një error.
Kalimi në rresht të ri
Operatori cout nuk inserton një rresht të ri në fund të instruksionit. Një mënyrë për printimin në dy rreshta është endl, i cili vendoset aty ku duhet thyerja e rreshtit:

Komentet
Komentet shpjegojnë arsyen e përdorimit të secilit prej kodeve. Kompajlerët injorojnë çdo gjë që është brenda komenteve, prandaj komentet nuk shfaqen në rezultate. Një koment që fillon me // quhet ‘single-line’ koment, koment në një rresht të vetëm. Simbolet // i tregojnë kompajlerit të injorojë çdo gjë që ndodhet pas deri në fund të rreshtit.
Për shembull:

Komentet që shkruhen në shumë rreshta fillojnë me simbolin /* dhe mbarojnë me simbolin */ duke u shkruar komente në një rresht të vetëm ose në shumë rreshta.

Komentet mund të shkruhen kudo dhe mund të përsëriten shumë herë. Brenda një komenti që ndodhet brenda simboleve /* dhe */, // komentet nuk kanë asnjë kuptim, kjo lejon që të përdoren komentet brenda komenteve.

Burimi: mesoprogramim.com
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK