Edhe një program i ngjajshëm sikur i mëparshmi nga seria ” Programet që nxjerrin inxhinierët një hap përpara nga konkurrentët e tyre në aplikim për punë“.
SolidWorks është një program inxhinierik që mund të përdoret për dizajne dy ose tre dimensionale dhe mund të krijohen pjesë montimi. Ky program, i cili është i domosdoshëm për Inxhinierët e Mekanikës, është shumë i popullarizuar dhe shumë i dobishëm pasi ka një sasi të madhe grupe trajnimesh për ata që e dinë gjuhën angleze. Meqenëse kostoja e licencës së programit është më e lirë se programet e tjera tre-dimensionale të projektimit, preferohet nga kompanitë e mesme dhe të vogla.
Më poshtë keni disa dizajne të ndryshme me programin SolidWorks



Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK