Në botën e programimit, dyert janë të hapura në çdo moment. Por në këtë botë, vetëm një programer i mirë mund ta ketë mundësinë për t’u ngritur në karrierë dhe për të shkruajtur kod fantastik. Pra si mundeni ju të arrini të bëheni një programer i suksesshëm?

Ekziston një numër i vogël i mënyrave efektive që duhet mbajtur mend për t’u bërë një programer i suksesshëm. Gjithashtu është shumë me rëndësi të dihet se secili prej nesh është i lindur me ndonjë talent apo dituri unike dhe duhet të jetë krenar me të. Prandaj asnjëherë mos e krahaso diturinë apo talentin tënd me të dikujt tjetër dhe çdoherë vazhdo të punosh fuqishëm për qëllimin tënd.

Kodi është poezi – Ashtu siç poezia rrjedh në ritëm, ashtu shkruaj linja të bukura të kodit, pastaj kupto se kodi i vërtetë është ai që është shkruar vetëm në harmoni. Nëse shfaqet një gabim, merrni kohën tuaj dhe provoni përsëri, kjo do ishte shumë më mirë për ju në vend që të stresoheni për të.

Logjika është e rëndësishme – Kaloni më shumë kohë në formimin e logjikës para se të filloni të shkruani një program. Sintaksa është e ngjashme për të gjithë, kështu që faktori dallues është logjika që ju ndërtoni. Logjika për të njëjtin program ndryshon prej koduesit në kodues. Pra, prodhimi mund të jetë i njëjtë, por logjika është unike.

Çdo programer dhe program është unik – Çdo programer është unik dhe posedon diçka që dikush tjetër nuk e posedon. Në vend që të kopjoni kodin nga një programer tjetër, krijoni kodin tuaj unik dhe ndjeheni mirë për të.

Qëndrimet e shtyllës kurrizore mbani drejtë – Mbani shtyllën kurrizore drejt përderisa programoni. Një qëndrim dembel kurrë nuk ndihmon. Edhe pse shumica e punës është që të uleni dhe thjesht të shkruani në kompjuter dhe është e dukshme të përtoni, prapëseprapë gjithmonë duhet të përpiqeni të uleni drejt për të shmangur shanset e dhimbjes së shpinës dhe të ruani fokusin dhe koncentrimin.

Kaloni kohë me veten – Para se të nxitoni për ndihmë, kaloni kohë me kodin tuaj dhe shihni se si lindin ide më të mira përderisa mendoni vetë.

Kini besim dhe provoni përsëri – Përderisa po shkruani kod, keni mendim të mirë se ai kod do të funksionojë dhe gjithmonë keni besim në vetvete. Nëse nuk funksionon, bëni një pushim të shkurtër dhe kthehuni të provoni përsëri, këmbëngulja juaj do e sjellë suksesin.

Nëse me të vërtetë keni vendosur të mësoni të kodoni, zgjedhja juaj më e mirë do të ishte që të fillonit prej në këtë moment.

Përgatiti dhe përshati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Previous Post

Next Post