Lumturia gjithmonë nuk vjen, vetëm se me prezencën e dashurisë.

Po ajo nganjëherë vjen me buzëqeshjen e nënës apo me shikimin e ëmbël që ta bën prindi, për shkak të një cope ëmbëlsire që ke hulumtuar pas saj gjatë kohë dhe në fund e gjen, apo me prezencën tënde në mesin e një shoqërie ku aty nuk ndalesh të mendosh para se të flasësh, apo nga një dhuratë e vogël që ta dhuron një person i shtrenjtë te ti, apo me shokun tënd që në kohë vështirësie qëndron me ty.

Lumturia nganjëherë vjen me prezencën tënde në familje, apo me të qenët krenar në sytë e prindërve të tu, apo me lindjen e fëmijës.

Lumturia është shumë e thjeshtë, mirëpo ne nuk dimë se si ta gjejmë në zemrat tona.

Krijoni lumturi në brendësinë tuaj, para se ta krijojnë të tjerët për ju, e pastaj t’ua marrin duke ikur nga ju dhe ju të mbeteni të pikëlluar për një kohë të gjatë.

Shkroi: Irfan Jahiu

STUDENTËT.MK

About Author