Pas një gjymtyre të shprehur me emër të përgjithshëm që emërton një vend gjeografik, një vepër letrare, gazetë, parrullë, institucion etj., ndajshtimi i shprehur me emër të përveçëm tregon emrin që ka ai vend, ajo vepër letrare, gazetë, ai institucion etj. Lumi Drin është burim i madh energjitik Isha ulur në barlulishten e qytetit Bajram Curri dhe po lexoja gazetën. Vjersha e gjatë “Burim poetik ” lëshon një akuzë të rëndë kundër shoqërisë së kohës.
Pas disa gjymtyrësh të shprehura me emrat fjalë, thirrje, emër, nocion, etj. Ndajshtimi i shprehur me çdo pjesë të ligjëratës kontekstualisht të emërzuar tregon se cila është kjo fjalë, kjo thirrje etj. Fjala “shokë ” buçiti si ndonjë bombë alarmi luftarak. Kur shqiptonte fjalën “shpejt”, ne duhej të ecnim shpejt, se na kërcënonin rreziqe. Vala e isove u përzie me thirrjet “ndal”, “tërhiq”, “uleni”, “ngriheni”, dalldisi me ushtimë të madhe dhe me mua e xha Alushit, që na gjëmonte në vesh si thirrja “Para partizanë”, na u mbushën sytë me lot.
Para një gjymtyre të shprehur me emër të përveçëm, ndajshtimi i shprehur me emër të “përgjithshëm të pashquar tregon karakteristikë duke shënuar përkatësinë farefisnore, profesionin, detyren, gradën e titullin:
Iu duk si e pabesueshme kur pa në prag të derës nënë Dilën që s’i kishte shkelur kurrë. Ky ishte traktorist Agimi që punonte dhe në shi. Ushtar Agroni u ngrit në këmbë dhe u largua. Djaloshi mori rrugën për në shtëpinë e profesor Agimit.
Ndajshtimi mund të përcaktojë edhe një përemër vetor të vetës I a të II. ky lloj ndajshtimi shprehet me emër të shquar, i cili përshtatet me giymtyrën e përcaktuar në numër dhe në rasë. Saktëson folësin ose bashkëfolësin të shprehur nga përemrat vetorë. Ndërtimi përemër vetor dhe emër në funksion ndajshtimi , formon një takt ligjërimor: Për ju, fëmijët tani e tutje do të këtë ditë të lumtura. Ne mjekët shpeshherë gabojmë kur flasim vetëm si mjekë. Eshtë bela, bela, o bir, me ne pleqtë.
Ndajshtimi pranë një përemri mund të shprehet edhe me një mbiemër të emëruar, me ndonjë përemër të pacaktuar ose edhe me një emër në rasën gjinore të përdorur në vend të një togfjalëshi emër+emër në gjinore: Si ne të mëdhenjtë dhe ju të vegjëlit, i qëndruam furtunës me ballin lart. Ç ’ke me mua të shkretën që s’më lë të qetë? Mjaft tashti, e ndërpreu një burrë, — se s’le asnjë sëmundje për ne të tjerët. Mos harro se, po të na ndihmoni edhe ju të shkollës, ne do të fitojmë. Ja shpëtova si shpëtonim kurdoherë ne të malit.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe