A dëshironi që 12 muajt e ardhshëm t’i keni më të suksesshëm, produktivë dhe më profitabil se 12 muajt e kaluar? Ndiqni këto strategji dhe do të jeni në rrugë të drejt për ti arritur këto.
1. Përcaktoni tre qëllime kryesore
Këto qëllime duhet të jenë bazat e idesë suaj, qëllime të cilat do ju sjellin përfitime por edhe arritje tjera. Për çdonjërën prej qëllimeve, identifikoni rolin tuaj në arritjen e tyre. Çfarë do të veproni? Si do të arrini atë? Si do ta realizoni atë?
2. Mos e planifikoni vitin si një tërësi
Ndani vitin në parametra në bazë të muajve dhe përcaktoni data për të rishikuar arritjet tremujore. Në këtë mënyrë mund që t’i krahasoni rezultatet e arritjeve si dhe të përpiloni plane strategjike për marketing, shitje dhe aktivitete për zhvillimin e biznesit. Bëni revizion çdo 90 ditë, ndërsa me kujdes përcjellni rezultatet çdo 30 ditë.
3. Përcaktoni disa qëllime për zhvillim personal
Çka dëshironi, të mësoni, punoni apo të bëheni pronar i ndonjë biznesi? Planifikoni të merrni pjesë në konferenca? Dëshironi që të profesionalizoheni në lëmi të ndryshme? Vendosni këto aktivitete në kalendarin tuaj, që të jeni të sigurtë se do ti realizoni.
4. Përcaktoni listë për qëllime personale
Çka dëshironi të arrini dhe si do të donit të zhvilloheni personalisht? Dëshironi që të kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj? Dëshironi që ti kushtoni më shumë kohë hobive dhe sporteve? Të humbni peshë? Të keni më shumë pushim? Shkruani të gjitha, që të arrini gjithçka që keni planifikuar.
5. Qëndroni të fokusuar
Fokusohuni në qëllime më të mëdha të cilat do ti vendosni (pika 1.), analizo-ni çdo ide dhe projekt të ri, se a përputhet me qëllimet e juaja? Nëse përputhen, në çfar mënyre është ajo?
Mos e humbisni fokusin me qëllimet sekondare.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK