3. Periudha Umajide (Emevi) e Andaluzise (shek. VIII – shek.XI)

Me marrjen e pushtetit nga Abbasitët Umajidët e zhvilluan ecurinë e tyre duke vazhduar nga veriu i Afrikës – në Spanjë.  Në Spanjë, ndoshta është dhe kulminacioni i vlerave artistike dhe arkitekturore.  Ekzistojnë dy vepra të rëndësishme islamike në Andaluzi që tërheqin vëmendjen: Xhamia Kordoba dhe Pallati Alhambra. Plani hipostyle i xhamisë, i përbërë nga një sallë lutjesh drejtkëndëshe dhe një oborr i mbyllur, ndoqi një traditë të vendosur në xhamitë Umejade dhe Abaside të Sirisë dhe Irakut. Sidoqoftë, artikulimi dramatik i brendësisë së sallës së lutjeve ishte i pashembullt. Sistemi i kollonave që mbështesin arkadat e dyfishta dhe harqeve është një trajtim i pazakontë që, në mënyrë strukturore, ndërthuri një efekt vizual të mrekullueshëm me avantazhin praktik të sigurimit të një lartësie më të madhe brenda sallës. Zbukurimet janë të bujshme, me disa lloje mermeri, mozaikë qelqi, elemente florale, dekorime gjeometrike të pafundta, ngjyra dhe materiale në harmoni të plotë, përdorim i dritës dhe elementit të courtyardeve, kopshteve dhe bimësisë.

4. Periudha Abbaside(750 – 1258)

Me Abasidët arkitektura Islame përhapet drejt lindjes. Ndryshimi rajonal dhe politik rezultoi gjithashtu në fushat e arkitekturës dhe dekorimit. Si tip plani, lloji i planit transept i lë vendin planit të Kufes. Nga ana materialeve, tulla balte dhe të pjekura u përdoren në vend të gurit. Qendrat më të rëndësishme kulturore të Abasidëve ishin qytetet Bagdad, Samarra dhe Raqqa. Në këtë periudhë shënohet dhe një nga planifikimet urbane më të lashta të qytetit Islam, ai i Bagdadit në gjysëm shekullin e 8-të. “Qyteti më i hershëm i Bagdadit, ndonëse i zhdukur plotësisht, kemi përshkrime mjaft të sakta, ishte një qytet perfekt rrethor, i mbyllur në një mur të dyfishtë, me lagjet e banimit të paraqitura në formën e një unaze dhe rrugët që dilnin nga qendra Në mes të kësaj unaze dhe në qendër të një hapësire të gjelbër ishin vendosur pallati i Halifit dhe xhamia e madhe. Katër porta të fortifikuara, që lejojnë hyrjen në katër arterie kryesore, përballen me jug-lindjen, jugperëndimin, veri-lindjen dhe veri-perëndimin.” (Burckhardt, T; pg. 199-201)


 Ndërsa si objekte mund të përmendim: Xhamia e madhe e Samarës apo Xhamia e Ibn Tulunit. Në këte përiudhe shëohet dhe ndërtimi I universietit të parë në botë  Al-Qaraëiyyin i themeluar nga Fatima al-Fihri në Fes, Morok.  Në fillim ka qenë projektuar si xhami, medrese si dhe qendër arsimore për mësimin e lartë.

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

About Author