13. Arkitektura e Azisë Juglindore

Në Azinë Jugore, arkitektura Islame u ndikua fort nga stilet e mëparshme hinduse. Kupolat me kulm dhe përdorimi i rëndë i mermerit, (me Taxh Mahalin që qëndron si kryevepër e arkitekturës islame indiane), ishin risi veçanërisht të dukshme të Azisë Jugore gjatë Perandorisë Mugale. Për strukturat e mëdha, gur ranor i kuq ishte materiali i preferuar i ndërtimit, ndërsa mermeri ishte material i rezervuar vetëm për më të pasurit. Më pak të njohura në stilin Islamik janë xhamiat e Kinës, të cilat tentojnë t’u ngjajnë më shumë tempujve budiste sesa xhamive tradicionale. Shpeshherë duke përfshirë dy stile, atë arab dhe kinez, në arkitekturën e faltoreve. Arkitektura islamike kineze shfaq një sinkronizim ndeshës. Megjithatë, edhe kur xhamia i ngjan më shumë një faltoreje tradicionale budiste apo kineze, ajo ende mban elementet delikatë islamikë, të tilla si mihrabi, që ballafaqohet me Mekën ose kaligrafi arabe, si dhe kineze. Ashtu sikurse në Kinë edhe në Azinë Juglindore arkitektura fetare është fuqishëm e ndikuar nga arkitektura paraslamike e rajonit. Kjo përfshin format karakteristike piramidale të tempullit të Java-s, ose stilit si tendë të “Rumah Gadang” në Sumatra, si dhe stilin elegant dhe të ngritur mbi nivelin e tokës të Tajlandës Jugore.

14.  Arkitektura Fetare në Fund të Shekullit XX

Dy dekadat e fundit dëshmojnw ringjalljen e një lëvizje historike në arkitekturën islame e cila ndikohet  nga mendimi bashkëkohor arkitektonik në Perëndim si dhe influencimet e kulturws sw shtetit. Manifestimet e kësaj lëvizje variojnë nga qasja romantike ndaj precedentëve historikë të iniciuar nga arkitekti egjiptian Hasan Fathy, te përdorimi i lirë dhe shpesh arbitrar, i formave të shkëputura nga kontekstet e tyre historike dhe gjeografike, siç ilustrohet nga punimet e egjiptianit ‘Abd al-Wahid al-Wakil. Qasja wshtw drejt projekteve racionale, abstrakte dhe ndonjëherë minimaliste. Disa nga xhamitw mund tw pwrmendim: National Assembly Mosque, Ankara, (1987-89); The Great Mosque of Niono, Mali (1973); The Corniche Mosque, Jedda, Saudi Arabia (1986). Nga arkitekti egjiptian Abd al-Wahid al-Wakil;   Mosque of Hassan II Casablanca, Morocco, (1986-93);  The Mosque of Gurna, Egypt(1945); national Mosque, Kuala Lumpur (1965) Edinbrugh, Scotland Great Mosque (1987).

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

About Author