Ishin dy burra të cilët e kishin sëmundjen e njëjtë, shëroheshin në të njëjtin spital dhe qëndronin në të njëjtën dhomë. Njëri krevatin e kishte afër dritares, kurse tjetri afër derës hyrëse të dhomës.
Ai që ishte afër dritares ia përshkruante tjetrit bukuritë e natyrës, pemët dhe lulet e ndryshme, kurse ky i mbyllte sytë dhe e paramendonte çdo gjë që ia përshkruante shoku i vet.
Pas një periudhe, burri që gjendej afër dritares ndërroi jetë. Shoku i dhomës e pyeti njërën nga motrat medicinale duke i thënë se shoku i tij që ishte afër dritares kënaqej duke i shikuar bukuritë e natyrës. Sa begati e madhe për të!
Motra medicinale iu përgjigj: – Shoku yt i cili ndërroi jetë ishte i verbër dhe nuk shihte gjë. Mirëpo , ai ty t’i përshkruante ato gjëra që ti të ndjehesh i lumtur dhe me shpresë.
Me të vërtetë, ekzistojnë njerëz që tentojnë të na gëzojnë, edhe pse ata vet janë në pikëllim të madh!
Përgatiti dhe përshtati:
STUDENTET.MK