Proteina e hirrës është një përzierje e proteinave të izoluara nga hirra, materiali i lëngshëm i krijuar si një nënprodukt i prodhimit të djathit. Proteinat përbëhen nga α-laktalbumin, β-laktoglobulina, albumi i serumit dhe imunoglobulinat.
Jo të gjitha produktet përbajnë raport të barabartë të proteinave të ndyshme. Disa forma të produkteve, si hirra, janë më të mira se të tjerat. Proteina e hirrës përmban një gamë të pabesueshme të aminoacideve thelbësore, të cilat absorbohen shpejt. Studime të shumta tregojnë se mund t’ju ndihmojë të rritni forcën, të fitoni muskuj dhe të humbni sasi të konsiderueshme të yndyrës së trupit. Megjithatë, hirra është më shumë se thjesht proteina. Ai përmban shumë lëndë të tjera ushqyese, disa me efekte të fuqishme biologjike. Në fakt, është një nga suplementet më të studiuara në botë. Ky është një artikull i detajuar rreth proteinës së hirrës – çfarë është, si funksionon dhe si mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të fitnesit dhe shëndetit.

Proteina e hirrës është një përzierje e proteinave të izoluara nga hirra, e cila është pjesa e lëngshme e qumështit që ndahet gjatë prodhimit të djathit.
Qumështi në fakt përmban dy lloje kryesore të proteinave: kazeinë (80%) dhe hirrë (20%).
Hirra gjendet në pjesën e ujit të qumështit. Kur prodhohet djathi, pjesët yndyrore të qumështit mpiksen dhe hirra ndahet prej tij si nënprodukt.

Nëse keni hapur ndonjëherë një enë me kos për të parë lëngun që lundron sipër – kjo është hirra. Djathëbërësit e hidhnin atë përpara se të zbulonin vlerën e tij tregtare
Pasi ndahet gjatë prodhimit të djathit, hirra kalon nëpër hapa të ndryshëm të përpunimit për t’u bërë ajo që njerëzit në përgjithësi e njohin si proteina e hirrës – një pluhur që shtohet në shake, zëvendësues të vakteve dhe shufra proteinash.
Proteina e hirrës nuk ka shije shumë të mirë më vete, kjo është arsyeja pse zakonisht aromatizohet. Pluhurat me shije çokollate, vanilje dhe luleshtrydhe janë të njohura.

Është e rëndësishme të lexoni listën e përbërësve, pasi disa produkte mund të kenë aditivë jo të shëndetshëm si sheqeri i rafinuar.
Marrja e proteinës së hirrës është një mënyrë e përshtatshme për të shtuar proteina në krye të marrjes suaj ditore.
Kjo mund të jetë e rëndësishme për entuziastët e palestrës, si dhe njerëzit që kanë nevojë të humbin peshë ose thjesht u mungojnë proteinat në dietën e tyre.
Shumica e proteinave të hirrës me aromë janë gjithashtu mjaft të shijshme dhe mund të përdoren për t’i shtuar një shije të pabesueshme recetave të shëndetshme si smoothiet.

Hirra në përgjithësi tolerohet mirë, megjithëse njerëzit me intolerancë ndaj laktozës duhet të jenë të kujdesshëm dhe disa njerëz madje mund të jenë alergjikë ndaj saj.
Proteinat janë blloqet kryesore të ndërtimit të trupit të njeriut. Ato përdoren për të bërë ndërtuar tendinat, organet dhe lëkurën, si dhe hormonet, enzimat, neurotransmetuesit dhe molekula të ndryshme.
Krijohen nga aminoacide, molekula më të vogla që janë të lidhura së bashku si rruaza në një varg.

  • Disa aminoacide prodhohen nga qelizat e trupit tuaj që quhen aminoacide joesenciale, ndërsa të tjerat furnizohen nga ushqimi që hani. Ato që duhet të merrni nga ushqimet quhen aminoacide esenciale.


Proteinat që furnizojnë të nëntë aminoacidet thelbësore janë më të mirat dhe proteina e hirrës është e ngarkuar me to. Është veçanërisht i lartë në aminoacide të rëndësishme me zinxhir të degëzuar (BCAA) si leucina, dhe gjithashtu përmban një sasi të lartë të cisteinës.
Studimet tregojnë se leucina është aminoacidi më anabolik (promovues i rritjes) dhe cisteina mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të antioksidantit qelizor glutatione.
Proteina e hirrës duket të jetë veçanërisht efektive në stimulimin e rritjes tek njerëzit. Në fakt, qumështi i gjirit të njeriut është 60% hirrë, krahasuar me 20% në qumështin e lopës.

Efektet e plotësimit të hirrës në masën dhe forcën e muskujve

Përdorimi më i njohur i suplementeve të proteinës së hirrës është me qëllim të rritjes së masës dhe forcës së muskujve.
Proteina e hirrës është e popullarizuar në mesin e atletëve, modeleve të fitnesit, si dhe njerëzve që kërkojnë të përmirësojnë performancën e tyre në palestër.

Mënyrat me të cilat proteina e hirrës promovon fitimin e muskujve/forcës përfshijnë:

Blloqet ndërtuese: Ofron proteina dhe aminoacide, të cilat shërbejnë si blloqe ndërtuese për rritjen e muskujve.
Hormonet: Rrit lirimin e hormoneve anabolike që mund të stimulojnë rritjen e muskujve, siç është insulina.
Leucina: Është e lartë në aminoacidin leucinë, i cili dihet se stimulon sintezën e proteinave të muskujve në nivel molekular dhe gjenetik.
Thithja e shpejtë: Proteina e hirrës absorbohet dhe përdoret shumë shpejt në krahasim me llojet e tjera të proteinave.
Proteina e hirrës është treguar të jetë veçanërisht efektive në rritjen e muskujve kur konsumohet menjëherë para, pas ose gjatë një stërvitje. Sinteza e proteinave të muskujve zakonisht maksimizohet në periudhën kohore pas stërvitjes.

Megjithatë, një rishikim i kohëve të fundit i provave arriti në përfundimin se marrja totale ditore e proteinave është faktori më i rëndësishëm në rritjen e muskujve. Nëse proteina konsumohet gjatë stërvitjes apo jo, duket se nuk ka shumë rëndësi. Kur krahasohet me llojet e tjera të proteinave, të tilla si proteina e sojës, proteina e hirrës zakonisht ka performuar pak më mirë. Kur krahasohet me kazeinën, provat janë më të përziera. Hirra duket të jetë efektive në afat të shkurtër, por kazeina stimulon rritjen e muskujve për një periudhë më të gjatë, duke e bërë efektin neto të ngjashëm.

Gjithashtu, mbani në mend se nëse dietës suaj nuk i mungon tashmë proteina, plotësimi me proteina të hirrës nuk ka gjasa të ketë një efekt të rëndësishëm në rezultatet tuaja.

Në një studim 12-javor në të rriturit, me marrjen e duhur të proteinave, të cilët bënin stërvitje me rezistencë, nuk kishte asnjë ndryshim në rritjen e muskujve kur plotësohej me proteinë hirrë ose karbohidrate.
Nëse tashmë jeni duke ngrënë shumë mish, peshk, vezë dhe bulmet – të gjitha me proteina me cilësi të lartë – përfitimet e shtimit të hirrës ndoshta do të jenë minimale.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author