Nëse biznesi juaj ka nevojë për mbështetje, bashkëpunim ose investim nga partnerët kinezë, atëherë këto këshilla do të ju shërbenin për të arritur atë.
Kinezët janë një komb që është specifik në shumë mënyra, megjithatë kur komunikojnë me botën perëndimore ata mund të tregojnë një fleksibilitet të madh. Ata besojnë se secili individ duhet të jetë i lidhur ngushtë me familjen dhe komunitetin në të cilin bëjnë pjesë. Veçanërisht të moshuarit dhe ata me një titull vlerësohen më shumë.
Në takimin e parë, ju mund të shtrëngoni duart. Ndërsa kjo nuk është mënyra e zakonshme që ata përshëndesin njëri-tjetrin, mirëpo ata e respektojnë prejardhjen e partnerëve nga vendet tjera. Zakonisht përdorin përkuljen për tu përshëndetur. Të moshuarit e pranishëm në takim duhet të përshëndeten së pari.
Kur bëni zgjedhjen se çfarë të vishni për një takim me partnerët tuaj kinezë, jini të kujdesshëm dhe vazhdoni me etikën e biznesit të veshjes konservative, e cila është pranuar gjerësisht.
Për sa i përket adresimit, ata përdorin zotëri apo zonjë dhe shtojnë mbiemrin. Nëse në mbledhje ka një kryetar, drejtor ose person tjetër me titull, atëherë së pari përmendet titulli dhe pastaj pjesa tjetër.
Ata e vlerësojnë precizitetin dhe nëse jeni vonë, mund të lini një përshtypje të keqe. Takimet e tyre gjithmonë fillojnë në kohën kur është caktuar. Nëse keni një kartëvizitë, sipas rregullave, duhet ta shkëmbeni atë në fund të takimit.
Përndryshe, kinezët konsiderohen për njerëzit që nuk flasin shumë rrjedhshëm gjuhën angleze. Pra, nëse është një takim i rëndësishëm në të cilin duhet të specifikohen detaje të rëndësishme, është e preferuar të kërkoni ndihmën e një përkthyesi.
Konsiderohen si biznesmenë që janë të kujdesshëm dhe kurrë nuk marrin vendime të nxituara. Pra, përgatituni për një proces të gjatë bisedimesh në të cilin do të duhet të përcaktohen edhe detajet më të vogla.
Ata gjithashtu i kushtojnë vëmendje mënyrës së uljes në mbledhje, prandaj respektoni rregullin që pritësi të ulet në anën e majtë të mysafirit më të rëndësishëm. Nuk është e pazakontë në një moment që të gjithë të heshtin dhe të mbizotëron heshtja, prandaj mos u shqetësoni dhe mos e ndërprisni qetësinë tuaj.
Përmblodhi dhe përgaditi:
STUDENTET.MK