Nga Muavije ibën Hakem es-Selmiu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: Një herë teksa po falja namaz me të dërguarin e All-llahut, kur një njeri i pranishëm teshtiu, e unë i thashë ‘Jerhamukellah’ (All-llahu të mëshiroftë). Njerëzit i drejtuan sytë nga unë, ndërsa unë thashë: Mos qofsha më. Ç’u bë me ju që po më shikoni ashtu? Atëherë ata filluan t’i godisnin me pëllëmbë kofshët e tyre. Kur e kuptova se po më jipnin shenjë që të mos flisja, unë heshta. I dërguari i All-llahut, që asnjëherë nuk kam parë mësues më të mirë se ai, as para tij e as pas tij, kur e mbaroi namazin, vallahi as nuk më qortoi, as nuk më mëshoi e as nuk më fyu, por tha: “Ky namaz nuk duhet të përmbajë asgjë nga llafet e njerëzve. Ai (namazi) është vetëm tesbih, tekbir dhe lexim kur’ani.”[1]

Shiko pra se si ka qenë butësia e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem me sahabët e tij kur ai dëshironte t’i mësojë e udhëzojë. Bëj ashtu siç ka bërë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem sepse ai është shembulli më i mirë për ne.

[1] Sahih, shënon Muslimi (537).

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author