Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që qëndron para emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie varësie ndërmjet fjalëve:  U rreshtuan për tre.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike janë:

Të thjeshta: me, në, nga, afër, larg, para etj.;
Të përngjitura: nëpër, përmbi, përveç, sipas etj.;
Me shprehje: ballë për ballë, rreth e qark etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:

Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):  U rrëzua nga lodhja.
Parafjalë të rasës gjinore: me anë (anën), me rastin, me përjashtim, në saje, në vend etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, nëpër etj.:   Erdhi vonë në shtëpi.
Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, buzë etj.:  Ishte prej Durrësi.

 

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Previous Post