Ju duhet të njihni klientelën tuaj në mënyrë që ju të dini se çdo gjë që plasoni do t’iu pëlqej dhe do të pranohet. Megjithatë, jo të gjithë blerësit janë të njëjtë. Sipas disa hulumtimeve , ne mund t’i klasifikojmë blerësit në tri kategori të ndryshme:
- 10% e njerëzve do të thonë JO për çdo gjë, edhe nëse është falas.
- 10% e njerëzve do të thonë PO për çdo gjë.
- 80% të mbetura do të duhet t’i motivoni për të blerë diçka.
Gjuha mendore e blerësve – përshtatni komunikimin për llojin tuaj të
blerësit.
Për të motivuar ata 80% të blerësve, ju duhet të dini se cilit lloj të konsumatorëve i përkasin , dhe llojet gjithashtu janë tre :
Vizionarët – Këta blerës mendojnë dhe komunikojnë me piktura, dashurojnë ngjyrat,me rëndësi tek ta është pamja e asaj që ata blejnë. Me këtë lloj përdorni fjalët : shikoni,fotografi,bukuri … .
Auditorët – Auditorët komunikojnë më së miri nëpërmjet tingujve dhe bisedave telefonike. Me këtë lloj përdorni fjalët : dëgjoj, zë, diskutim,bisedë.
Kinestetikët – Për këta blerës nuk është e mjaftueshme për të parë ose dëgjuar diçka, por ata duhet ta provojnë dhe ta përjetojnë përvojën. Me këtë lloj përdorni fjalët : provoni, ndjeni, bëni.
Përktheu dhe përshtati :
STUDENTET.MK