Amortizimi është shlyerje graduale e vlerës së mjeteve  fikse me të cilat disponon ndërmarja. Mjete fikse përfshijnë të gjitha pasuritë e prekshme dhe të paprekshme që kompania përdor për një periudhë më të gjatë kohore, zakonisht mbi një vit.

Arsyeja kryesore pse llogaritet amortizimi është shpërndarja e shpenzimeve të përdorimit shumëvjeçar të një aktivi të caktuar me vite, dhe jo shuma e plotë e kostos  të zbritet për vetëm një vit, gjë që do të ndikojë në rezultatin e biznesit për atë vit.

Dinamika e shpenzimeve për mjetet  fikse përcaktohet nga kompania në varësi të asaj se si një mjet i caktuar (material ose jo-material) do të jetë ekonomikisht dhe teknologjikisht efikas. Nëse një pasuri përdoret në mënyrë të barabartë, shuma e njëjtë do të shkruhet çdo vit. Por nëse mjetet  konsumohen më shumë gjatë viteve të para të përdorimit, është e këshillueshme që të përdoret një metodë e llogaritjes agregate të amortizimit. Gjithashtu mund të përdoret një metodë funksionale, ku kostoja e amortizimit përcaktohet në përputhje me numrin e produkteve ose shërbimeve të marra si rezultat i shfrytëzimit të aktivit.

Për lloje të ndryshme të mjeteve  fikse, ekziston një normë e ndryshme vjetore e shlyerjes. Për shembull, ndërtesat kanë një normë vjetore amortizimi prej 2.5% të vlerës së blerjes, pajisjet kompjuterike me softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe të ngjashme zhvlerësohen me 25% të vlerës me  të cilën është blerë.

Vlera që kontabiliteti shlyen  çdo vit përfaqëson një shpenzim, por në të njëjtën kohë akumulohet. Kjo do të thotë se pas një makine, pajisjeje apo inventari të caktuar, akumulohet amortizimi vjetor dhe është një burim fondesh për blerje të makinës së re .

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author