Bordi i drejtorëve është organ drejtues në ndërmarrjet e mëdha. Secili anëtar i bordit ka drejtën e  mendimin, vërejtjes ose sugjerimit, mirëpo  të gjitha vendimet e bordit merren nëpërmjet  votimeve.

Sipas ligjit për shoqëritë tregtare , bordi i drejtorëve ka të paktën tre dhe maksimum 11 anëtarë. Kompanitë me kapital themelor më të vogël se 150,000 euro mund të zgjedhin një menaxher në vend të një bordi, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e bordit. Me vendim  për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të drejtorëve, një nga anëtarët e këtij bordi emërohet si kryetar i bordit.  Asnjë person nuk mund të jetë  edhe anëtar bordi i drejtorëve  edhe i bordit mbikëqyrës në të njëjtën kohë.

Bordi mbikëqyrës është një nga organet kyçe të një kompanie. Qëllimi i saj kryesor është të mbikëqyrë punën e anëtarëve të  bordit  të drejtorëve të kompanisë dhe të kujdeset për realizimin e detyrave  në plan afatgjatë.

Bordi Mbikëqyrës mund të inspektojë librat dhe dokumentet e kompanisë, si dhe pronën, arkëtarët dhe letrat me vlerë të kompanisë. Ky organ  mund t’u besojë anëtarëve të veçantë të bordit, auditorëve të certifikuar ose ekspertëve të tjerë që të kryejnë detyra specifike.

Kryetari i bordit mbikëqyrës mbledh dhe udhëheq  mbledhjet,  është përgjegjës për mbajtjen e shënimeve të mbledhjeve dhe organizimin e mënyrave të tjera të punës dhe vendosjes në bordin mbikëqyrës.

Bordi mbikëqyrës gjithashtu mbikëqyr administrimin e kompanisë të kryer nga bordi i drejtorëve.

Bordi mbykqyrës ka mandat të mbajë të paktën katër mbledhje të rregullta, njëra prej të cilave është e detyrueshme  një muaj para Asamblesë Vjetore të Aksionarëve.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author