Fondi i amortizimit  është një fond që formohet në formë monetare nga zhvlerësimi i mjeteve fikse. Në procesin e prodhimit, mjetet  e punës marrin pjesë plotësisht, por gradualisht ato fizikisht harxhohen. Për aq sa  harxhohen, për aq  zvogëlohet vlera e tyre.  Kjo vlerë e konsumuar transferohet  dhe llogaritet në  vlerën e produktit të prodhuar, dhe  quhet  amortizim.

Me shitjen e produkteve gjithashtu realizohet zhvlerësimi I mjeteve fikse. Kjo vlerë (zhvlerësimi) hyn në një fond të caktuar, të quajtur  fond amortizimi. Ai shërben për të zëvendësuar ose ripërtrirë pasuritë fikse të shpenzuara. Në këtë mënyrë, fondi kryen funksionin e riprodhimit të thjeshtë të pasurive fikse.

Vlera totale e mjeteve fikse mbetet e pandryshuar. Pjesa që zhvlerësohet lë formën materiale dhe kthehet në  formën e parasë.

Fondi i zhvlerësimit quhet edhe fondi nga i cili shteti paguan huatë e saj.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author