Misioni i përgjigjet pyetjes se pse egziston një kompani, ndërsa vizioni tregon se cilat janë qëllimet e saj. Vizioni tregon piedestalin e synuar nga kompania ndërsa misioni tregon rrugën nëpër të cilën duhet lëviz për të arritur qëllimin e dëshiruar.


Misioni është një nga pjesët themelore të planifikimit të biznesit dhe baza për ndërtimin e një biznes plan  të suksesshëm. Ajo i përgjigjet pyetjes se pse një kompani është në treg. Megjithëse duket e thjeshtë, përgjigja për këtë pyetje kërkon shqyrtim të kujdesshëm të produktit apo shërbimit që ofrohet, grupeve të synuara të konsumatorëve, që e dallon atë nga konkurrenca dhe atë që kompania dëshiron të arrijë në të ardhmen.

Misioni i përgjigjet pyetjes se pse egziston një kompani, ndërsa vizioni tregon se cilat janë qëllimet e saj. Vizioni tregon piedestalin e synuar nga kompania ndërsa misioni tregon rrugën nëpër të cilën duhet lëviz për të arritur qëllimin e dëshiruar.

Për të qenë në gjendje të përcaktojë misionin, pronari ose menaxheri  me ekipin e tij duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

Çfarë punoni?

Cilat produkte dhe shërbime ju ofroni?

Çfarë lloj problemi apo nevoje plotësojnë produktet dhe shërbimet që ofroni?

Cili është grupi i klientit tuaj të synuar?

Cilat segmente të tregut mbuloni?

Me cfarë jeni të ndryshëm nga konkurrentët?

Ku e shihni kompaninë tuaj në të ardhmen?

Nga ana tjetër, vizioni është një imazh i parashikuar i së ardhmes së kompanisë, domethënë, pozita ideale që do të gjente në 10-15 vitet e ardhshme. Kjo është një përshkrim i qëllimeve të përgjithshme që kompania dëshiron të arrijë.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author