Propaganda ekonomike është një nga aktivitetet më të përdorura promovuese. Bëhet fjalë për një mjet i cili shfrytëzohet për komunikim masiv dhe ky mjet mund të përfshijë më shumë njerëz në të njëjtin moment.
Propaganda ekonomike nënkupton llojet e ndryshme të prezantimit dhe promovimit të një produkti ose shërbimi që zhvillohet përmes mediave për komunikim masiv. Propaganda është gjithashtu aktiviteti i marketingut “më i dukshëm” i një kompanie, dhe për këtë arsye identifikohet me marketingun. Por marketingu përfshin shumë më tepër elemente dhe është më kompleks sesa propaganda ekonomike.
Ky mjet i marketingut i mundëson kompanisë të krijojë një imazh në lidhje me produktin ose shërbimin, por duhet theksuar se propaganda ekonomike nuk është e përshtatshme për të gjitha llojet e produkteve ose shërbimeve. Ajo është e përshtatshme nëse:
- Produkti ose shërbimi ka atribute ose “cilësi të fshehura” që janë të rëndësishme për blerësin e mundshëm,
- Blerësi merr vendim të bazuar në emocione,
- Eksiston një treg i madh potencial,
- Kompania ka përvojë që mund të përdorë për të kryer një marketing cilësor.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK