Sales force është pjesë e biznesit, kompanisë, e cila është përgjegjëse për shitjen e produkteve ose shërbimeve. Këta janë njerëzit, përkatësisht punonjësit që kanë më shumë kontakt me klientët.
Vlerësimi i forcës së shitjes është i një rëndësie të madhe, gjë që jep udhëzime të mëtejshme nëse duhet të bëhen disa ndryshime në këtë sektor. Ndonjëherë ekipi duhet të rritet, t’i zhvendosë punonjësit në një detyrë tjetër, ose nëse ata duhet të largohen nga ekipi i shitjes.
Për disa kompani që bëjnë online shitjet e tyre ose shitje përmes telefonit sales force është e vetmja mundësi. Prej tyre pritet të kujdesen vetëm për marrëveshje të mëdha, ndërsa pjesa tjetër i lihet departamentit të kujdesit ndaj klientit dhe punonjësve për realizim të porosive.
Për bizneset tjera njerëzit nga sales force janë “luftëtarë të radhës së parë” dhe nganjëherë të vetmit punonjës në kompani që klientët mund t’i shohin. Ky lloj i “shitësve” ka një rol shumë të rëndësishëm dhe përgjegjësi të madhe, sepse ata janë të përfshirë në pothuajse çdo segment biznesi dhe kontaktojn me shumë njerëz të përfshirë në procesin e shitjes.
Gjatë evolucionit të sales force, ekipi merr produktivitetin si pikë kryesore. Shpesh performanca e individit krahasohet me një mesatare të caktuar. Kjo është shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse disa njerëz punojnë për të tjerët që nuk gjenerojnë fitime.
Secila kompani duhet t’i japë ekipit të shitjes drejtimet e sakta se çfarë lloji të shitjeve priten, nëse duhet të përfundojë urgjentisht ose gradualisht do të ndërtojë besimin dhe do të fitojë konsumatorë besnikë, e cila ndonjëherë zgjatë me vite.
Përmblodhi dhe përshtati ;
WWW.STUDENTET.MK