Nisma e zhvillimit marramendës të Kinës padyshim filloi me vetëdijen për një të ardhme më të mirë për popullin kinez. Gjatë revulucionit kulturor atë kohë kryetari i Kinës Deng Xiaoping përgjatë një vizite të vendit u shpreh me fjalët “Të jemi të sinqertë ne e kemi lënë shumë prapa popullatën tonë. Duhet patjetër të zhvillojmë produktivitetin dhe të rrisim standartin jetësor.” Me këto fjalë filluan 40 vite reforma që mundësuan një rritje madhështore të kapitalit vendor, duke i shpëtuar 700 million njerëz nga varfëria.

Ndryshime të rrënjësishme në e-politikë, sistemin e drejtësisë, media dhe atë shëndetësor do të ndjekin këtë periudhë duke i mundësuar këtij shteti që të kualifikohet si shteti i parë në historinë njerzore që shënon një ngritje kaq progresive për një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Fillimisht të gjithë studiuesit e ekonomisë do të jepnin të dhëna statistikore për atë që e pretendojnë.  Sa i përket aspektit ekonomik tablloja është si vijon;

Source : World Bank (in constant 2010 US$) and National Bureau of Statistics China Data

Rritje e madhe në GDP (244.985 bilion dollarë në vitin 1976 kundrejt $ 9.504 trilion në 2016) dhe GDP për kokë banori në 40vjet ($ 263.231 në 1976 kundrejt $ 6.893,77 në vitin 2016)

• Tani ekonomia më e madhe në botë në PPP (Kina është 15% më e madhe se SHBA-ja nga viti 2016, 3.6% e totalit global në vitin 1990 kundrejt 17.7% në vitin 2016)

• Burimi më i madh i kursimeve globale (32.4% e PBB-së në vitin 1978 (mesatarja globale 23.8%) kundrejt 45.4% të BPV-së në 2017 (mesatarja globale 25.8%)

• Ekonomia më e madhe prodhuese (pjesëmarrja e prodhimit global në fund të vitit 2017: Kina 27%,

Indonezia 22%, Japonia 19% dhe India 16%)

• 740 milionë njerëz u zhvendosën nga varfëria (770 milion në vitin 1978 kundrejt 30 milion në vitin 2017)

Kina vendos të implementojë nje sistem të vlerave i cili do të përputheshte me interesat kombëtare të shtetit. Sot ajo me një rrjet të forcuar infrastrukturor të Rrugës së Mëndafshtë (One Belt, One Road) po ec me hapa shumë të sigurtë drejt dominimit të botës dhe përmbushjes së interesave gjeostrategjike. Fuqia ekonomike sjell edhe dominimin kulturorë. A thua jemi të gatshëm për një valë të re Kinezimi?

Nëse i hudhim një shikim rendit politik, transparenca e sistemit politik, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriu, dhe procesi i vendimarrjes si dhe ajo që është më se vitale – përzgjedhja e politikanëve me eksperiencë të shëndoshë  politike janë disa nga faktorët që sigurojnë stabilitet dhe rend paqësor.

Aty ku dua unë të thellohem më shumë është çelsi i ngritjes së Kinës reformat e  sistemit edukativ. Kina ka kuptuar në kohë se resursi më i vlefshëm për mirëqenien e një shteti pa dyshim është dija. Qeveria Kineze mbrenda këtyre viteve zbaton një platformë të mrekullueshme të investimeve në arsim dhe atë:

Çdo vit nga universitetet  kineze diplomojnë  më shumë se tre milionë studentë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, pesë herë më shumë se në Shtetet e Bashkuara, si dhe 600.000 prej tyre sot vazhdojnë studimet jashta vendit. Kina ka më shumë se 4 milionë talenta të angazhuar në R & D. Kina gjithashtu ka bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale. Këto janë arsyet e vërteta të përparimit shkencor dhe teknologjik të Kinës.

Në fund mund të konkludojmë se faktorët që nxisin progres ekonomiko -politik dhe kulturorë në rend të parë janë: një vetëdije e shëndoshë, dashuria për vendin, njohje e mirë e historisë, dhe padyshim një strategji afatgjate në sistemin edukativ.  Atyre pak të rrinjë qe do të lexojnë këtë shkrim modest i ftoj të paktën të dashurojnë vendin e tyre.

Përgatiti dhe përshtati:

E.Haxhiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S