Çmimin Nobel 2020 në Fizikë iu nda tre shkencëtarëve për dy zbulime, gjysma e çmimit iu nda shkencëtarit Roger Penrose për zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit, dhe gjysma tjetër iu nda shkencëtarit Reinhard Genzel dhe shkencëtares Andrea Ghez për zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaksisë sonë.
Nobelisti dhe shkencëtari Roger Penrose, i cili aktualisht është i lidhur me Universitetin e Oxfordit iu nda Çmimi Nobel 2020 për Fizik për hulumtimin e tij mbi vrimat e zeza. Ai doli në konkluzion se “Universi nuk filloi me Big Bang, kishte një univers që tashmë ekzistonte para tij dhe Big Bang ishte fundi i atij universi. Ai shtoi se provat e atij universi të mëparshëm mund të vërehen edhe sot.
Gjysma tjetër e Çmimit Nobel 2020 për Fizik iu nda shkencëtarit Reinhard Genzel dhe shkencëtares Andrea Ghez me ekipet e tyre, të cilët këtë hulumtim e filluan që nga viti 1990 si dy ekipe rivale duke përdorur disa nga teleskopët më të mëdhenj në botë si Observatori Keck në Mauna Kea, Hawaii dhe Teleskopi Shumë i Madh në Cerro Paranal, Kili.
“Përfundimi se ekziston një vrimë e zezë supermasive në qendrën e Rrugës së Qumështit ishte kulmi i përpjekjeve të ekipit” thotë Eckart, një ish-anëtar i ekipit të Genzel në Institutin Max Planck për Fizikën Jashtëtokësore, Garching, Gjermani.
Çmimi Nobel është një grup çmimesh ndërkombëtare vjetore të dhuruara në disa kategori nga institucionet suedeze dhe norvegjeze në njohjen e përparimeve akademike, kulturore ose shkencore. Vullneti i kimistit, inxhinierit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel vendosi pesë çmimet Nobel në vitin 1895. Çmimet në Kimi, Letërsi, Paqe, Fizikë, dhe Fiziologji ose Mjekësi iu dhanë për herë të parë në vitin 1901. Çmimet vlerësohen gjerësisht si çmimet më prestigjoze të disponueshme në fushat përkatëse.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK