Sa më shumë që njeriut i shtohet injoranca, aq më shumë i shtohet bindja se ai është më i mirë se tjetri në çdo gjë!
Të provokon që ta nxjerrë atë më të keqen nga ti dhe pastaj të thotë se ti je i tillë! Unë nuk jam i tillë, por ti do që të jem ashtu me ty!
Problemi i disave është se ata e shohin veten sikur janë melaqe të pagabueshme!
Po të heshtte injoranti, njerëzit s’do të kishin mosmarrëveshje mes tyre!
Shumica e njerëzve anojnë kah gërmimi i të së kaluarës sate, kur kanë problem me të tashmen tënde!
Flasin keq për ty, e pastaj ulen me ty dhe të buzëqeshin në fytyrë kinse të duan, ata janë njerëzit më të mbrapshtë!
Nëse do që ta zbulosh mendjen e një personi, shiko se si diskuton me atë që e kundërshton në mendim!
Gjëja më e rëndë është ta këshillosh veten, kurse ajo më e lehta është t’i këshillosh të tjerët!
Fatkeqësisht! Dyfytyrësia është bërë ndër titujt më kryesorë të kësaj kohe!
Nga budallallëku është të urresh një person, sepse ke dëgjuar nga tjetri të flasë keq për të!
Autoritetin tënd nuk e fyen, përveçse ai që shpresoi të jetë si ti dhe nuk arriti të bëhet!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU